“Fluturime 28 paund nga Londra”, gazetari i njohur reklamon Shqipërinë, tregon se çfarë i ndodhi kur humbi…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bukuritë shqiptare, ujërat e kristalta të bregdetit dhe boom-i turistik që ka pasur vendi ynë kanë rrëmbyer vëmendjen e mediave botërore.

Gazetari i njohur i mediave britanike si BBC dhe Independent, Simon Calder, i cili së fundi është bërë “tifoz” i bregdetit shqiptar, vijon ta këshillojë Shqipërinë edhe si destinacion për vjeshtën.

Duke e cilësuar Shqipërinë si yllin e këtij viti, në një intervistë në televizionin britanik iTV, nga plazhi i Durrësit, Simon Calder renditi me detaje avantazhet e pushimeve në Shqipëri.

“Dielli ka dalë, është absolutisht i mrekullueshëm, Durrësi është një nga qytetet më historike dhe më të bukura në Shqipëri”, tha Calder.

Gazetari i njohur flet për çmimet e leverdisshme të fluturimeve nga Britania në Shqipëri dhe hotelet që variojnë nga 20 deri në 40 paund.

“Këtë nëntor ka fluturime vajtje-ardhje nga Londra në Shqipëri për 28 paund për person. Fluturimet për në Shqipëri nisen çdo ditë nga aeroportet kryesore në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe me parajsën vetëm tre orë larg, perse të mos e vendosni Shqipërinë në listën tuaj?”, thuhet në reportazhin e televizionit britanik.

Për të vërtetuar perceptimin e tij se njerëzit në Shqipëri janë nga më miqësorët dhe më mikpritësit që mund të gjesh, gazetari Simon Calder tregoi se çfarë i ndodhi kur kishte humbur autobusin në Shqipëri.

“Sapo u bë e qartë se kisha humbur autobusin, e gjeta veten të rrethuar nga vendasit që më ndihmonin të merrja një taksi – dhe duke më thënë saktësisht se sa duhet të paguaja për të shmangur mashtrimet”, tregon ai.

Temperaturat e vjeshtës në Shqipëri janë të favorshme edhe për plazh. Ndër plazhet më të njohura media britanike rëndit  Durrësin, Golemin, Gjirin e Lalzit, Shëngjinin, Velipojën, Divjakën dhe Spillenë.

Për të vizituar muze e galeri arti sugjerohet Tirana, berati e Gjirokastra, ndërsa alpinistët dhe adhuruesit e natyrës këshillohen të ndalojnë në Theth.

“Nëse si Simon Calder, doni të qëndroni në Durrës, atëherë nuk do t’ju mungojnë mundësitë për tu argëtuar“.

Share This Article