Statuja më e re prej bronxi e Mbretëreshës Elizabeth II në kopshtet e kështjellës Antrim në Irlandën e Veriut, ka marrë një sërë kritikash.
Shumë kritikë e quajtën statujën si diçka tallëse dhe kërkuan që ajo të hiqej menjëherë pasi nuk ngjante aspak me Mbretëreshën e ndjerë.
Këshilli i bashkisë Antrim dhe Newtownabbey autorizoi artistin vendas Anto Brennan për të krijuar skulpturën dhe u shpreh i kënaqur me punën e tij.
Statuja u vendos pranë një statuje të Princ Philip.
Një person e krahasoi statujën me znj. Doubtfire, dadoja në filmin ikonik të viteve 90. Komentet nën postimin e këshillit në Facebook në lidhje me statujën janë fshirë.
Vera McWilliam, një këshilltare e Antrim dhe Newtownabbey, i tha BBC-së se kritikët kishin të drejtë: “Ne duhet të jemi të sinqertë, ajo nuk i ngjan mbretëreshës në asnjë formë.”