Një fotografi e bërë në vitin 1941 ka ngjallur diskutime në internet, me disa përdorues që sugjerojnë se mund të jetë dëshmi e udhëtimit në kohë.
Imazhi, i kapur nga Edwin Rosskam në South Side të Chicagos, tregon një grup të rinjsh të veshur mirë që rreshtohen për të hyrë në një kinema.
Megjithatë, është një detaj në sfond që ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjetit.
Në krahun e djathtë të fotos, një adoleshent duket se mban një objekt që ka ngjashmëri të jashtëzakonshme me një tablet apo iPad të ditëve moderne.
Ky detaj ka bërë që disa të hamendësojnë se i riu mund të ketë qenë një udhëtar në kohë, duke sjellë pa dashje një pajisje nga e ardhmja në të kaluarën.
Fotoja u shpërnda në komunitetin e “Timetravelerscaught” të Reddit.
Edhe pse shumë prej përdoruesve besuan se objekti që mbante në dorë djaloshi është një iPad, të tjerë besojnë se ai thjesht po mban një fletore.