Pas shumë tentativash për ta patur në interpelancë, Kryeministri Edi Rama u paraqit në Parlament për t’u përballur me demokratët për çështjen e mbetjeve të rrezikshme, të cilat nga dalë nga Porti i Durrësit.
Kreu i grupi demokrat, Gazment Bardhi, i kërkoi llogari shefit të qeverisë se kujt i përkasin këto mbetje dhe çfarë masash kanë marrë autoritetet. Akuza politike, të pabazuara në fakte, i cilësoi shefi i mazhorancës Edi Rama.
Derisa të përfundojë hetimi nga autoritetet shqiptare dhe ato ndërkombëtare për qeverinë shqiptare nuk ka patur eksport të mbetjeve të rrezikshme.
Demokrati Gazment Bardhi hedh dyshime se për këtë çështje ka patur shkelje ose ministritë përgjegjëse po fshehin procedurat.
Mbrojtjen politike të shkruara Rama e ndryshoi disa herë, por pa ndryshuar qëllimi, marrjen në mbrojtjen të autoriteteve, me në krye Portin e Durrësi.
Gjithashtu, kryeministri nuk e mohoi që në vendin tonë lejohet tregtimi i mbetjeve të rrezikshme. Duke përfituar nga prania e tij në sallë, Bardhi hodhi dyshime për lidhej të mazhorancës me botën e krimit. Kryeministri e shmangu këtë pjesë duke ju kundërpërgjigjur me qëndrimet e shkuara të demokratit në raport me Sali Berishën.
Në fund, Kryeministri Edi Rama i rezervoi një tjetër përballje, Gazment Bardhin, por pasi të flasë SPAK, duke e lënë të paqartë se për cilën çështje.
Me të mbaruar fjalën e tij, shefi politik i mazhorancës u largua nga Parlamenti, duke i lënë foltoren Gazment Bardhës, ndërsa deputetëve dhe ministrave përgjegjësinë për t’u mbrojtur politikisht nga akuzat e opozitës.