Rezulton se mjeti lundrues është nisur nga veriu i Barit-Itali më 9 shtator me drejtim Kroacinë dhe ka vazhduar lundrimin në normalitet.
Më pas lëvizjet e mjetit lundrues kanë qenë të çrregullta dhe të pakomanduara në lundrim.
Mjeti është konstatuar në ujërat shqiptarë më datë 10 shtator rreth mesditës por për shkak të motit të keq, kontrolli brenda velierës është bërë të nesërmen më 11 shtator.
Brenda është gjetur një pasaportë gjermane me gjeneralitetet Fellmann Rudiger me datëlindje me vendlindje Leipzig, dukumente të mjetit lundrues në pronësi të tij dhe është sekuestruar 1 pistoletë Walther, 41 fishekë 2 telefona celularë dhe 1 laptop.
Interpol po kryen verifikime për personin e zhdukur si edhe po mblidhen informacione se me ke ka qene ne bord kur është nisur nga Italia.
Policia shqiptare ka kontaktuar me djalin e 85-vjeçarit i cili ka thënë që prej një muaji nuk kishte kontaktuar me të atin.