ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada  11 hours ago
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës? 11 hours ago
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar  11 hours ago
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte… 11 hours ago
Erdogani quan “budallëk” progresraportin e BE-së për Turqinë: Nuk kemi synime për territore 11 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Trafikonin armë, arrestohen dy persona! Sekuestrohen 10 pistoleta dhe fishekë luftarakë  

albnews by albnews
13 September, 2024
in Shqiperia
0
Trafikonin armë, arrestohen dy persona! Sekuestrohen 10 pistoleta dhe fishekë luftarakë  
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia ka vënë në pranga dy persona, Mehmet Canaj dhe Klaudio Osmani, të cilët trafikonin armë zjarri me qëllim shitjen e tyre në qytetin e Sarandës. 

RelatedPosts

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

Përplasje në qeveri / Edi Rama i kërkon dorëheqjen e Belinda Ballukut pas hetimeve nga SPAK

Policia u ka sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock”, 150 fishekë luftarak për armët, si dhe automjeti me të cilin po transportoheshin. 

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë. 

“Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, si rezultat i hetimeve me metoda speciale, parandalon ngjarje të rënda kriminale që mund të kryheshin me armë zjarri. 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Knock Out 7”, i zhvilluar nga strukturat e Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Sarandë. 

Gjatë operacionit u vunë në pranga 2 shtetas që po trafikonin armë zjarri me qëllim shitjen e tyre në qytetin e Sarandës. 

Sekuestrohen 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock”, 150 fishekë luftarak për armët, si dhe automjeti me të cilin po transportoheshin. 

Armët e zjarrit do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë. 

Strukturat e Hetimit në DVP Vlorë dhe Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor dhe për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të armëve, si dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i disponojnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Knock Out 7”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

– M. C., 24 vjeç, dhe K. O., 23 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, Përmet. 

Pas lokalizimit dhe prangosjes së këtyre shtetasve në aksin rrugor “Sarandë-Skërficë”, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin M. C. dhe pasagjer shtetasin K. O. (i cili rezulton edhe i punësuar në stacionin zjarrfikës Këlcyrë), sekuestruan 10 armë zjarri pistoleta tip “Glock” dhe 150 fishekë luftarak. 

Së bashku me armët dhe municionin luftarak, shërbimet sekuestruan një shumë prej 250 eurosh si dhe automjetin tip “Nissan”. 

Nga veprimet hetimore, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, po i transportonin armët me qëllim shitjen e tyre në qytetin e Sarandës. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim”,-njofton policia. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

6 November, 2025
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

6 November, 2025
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

6 November, 2025
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result