Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi njoftoi se qendrat e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të hapen në tetor. Këto deklarata ministri italian, të cilat pasojnë ato të kryeministres Meloni, i bëri gjatë prezantimit të një raporti për tranzicionin energjetik nga Fondacioni Maire.
“Me qendrat e emigrantëve në Shqipëri fillojmë në tetor. Sigurisht që pati disa muaj vonesë, kishte disa kontrolle normale, që zbuluan se terreni duhej të përforcohej. Kjo është e gjitha”, deklaroi ministri italian.
Për sa i përket rrezikut të ankesave nga emigrantët e ndaluar në Shqipëri, Piantedosi theksoi se kjo është një rregullore që i paraprin asaj europiane, e cila do të hyjë në fuqi në vitin 2026.
“Ne nuk i trembemi sepse kjo është një normë me të cilën Italia parashikon një rregullore evropiane që do të hyjë në fuqi në vitin 2026. Do të ketë procedura të përshpejtuara kufitare me dëbime më të shpejta pa cenuar të drejtën për azil. Pastaj kontestet individuale trajtohen herë pas here”, theksoi ai.
Qendra e pritjes në Shëngjin ishte planifikuar të hapej në 20 gusht dhe në atë kohë mbi 20 godina në brendësi të kampit të Shëngjinit ishin gati ëpr të pritur kontingjentin e parë të azilkërkuesve