Mjekët u përpoqën për rreth një orë të shpëtonin Gert Bogdanin sot kur mbërriti pa ndjenja në QSUT, por ish-deputeti demokrat nuk mbijetoi dot.
44-vjeçari kishte humbur jetën në një sallë konferencash në Tiranë, më pas është transportuar në spital në gjendje të rënduar, por nuk shpëtoi dot.
Ai nuk vuante më herët nga probleme kardiovaskulare.
“Ish deputeti i PD-së Gert Bogdani, rreth orës 11:30 ka qenë një një konferencë në një hotel në Tiranë. Në mënyrë të menjëhershme ka pasur gjendje të fikti, është transportuar në urgjencën e spitalit por me gjithë përpjekjet e emergjencës, nuk mbijetoi.
Ka ardhur në gjendje shumë të rënduar, është bërë përpjekje duke asistuar me aparatura rreth një orë por ka qenë e pamundur.
Mësohet se Gerti nuk ka pasur probleme të tjera kardiake, diagnoza momentale është arrest kardiak respirator. Nuk ka vuajtur më herët e as ka pasur problemet kardiake, por ka qenë gjithçka e menjëhershme“-raportoi gazetarja Alma Demiraj.