Serbia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë në Serbi.

Departamenti amerikan i Shtetit bëri të ditur se marrëveshja do të zgjerojë mundësitë për kompanitë amerikane për të investuar në sektorin e energjisë në Serbi. “Investimet amerikane do të forcojnë partneritetin strategjik SHBA-Serbi”, thuhet në njoftim.

Marrëveshja u nënshkrua nga nënsekretari i Shteteve të Bashkuara për Rritje Ekonomike, Energji dhe Mjedisi, Jose Fernandez, dhe ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriç.

“Aftësia jonë për të punuar në energjinë e pastër, si dhe mundësia që kompanitë amerikane të investojnë në teknologjitë nga ajo fushë në Serbi, është diçka që ne e vlerësojmë shumë”, tha Fernandez pas nënshkrimit.

Ndërsa Gjuriç shtoi se marrëveshja do të lehtësojë kalimin në energji të gjelbër në Serbi dhe do të ofrojë mundësi më të mira për shfrytëzimin e energjive të pastra.

Share This Article