Kontrollorët e trafikut ajror në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” po e vazhdojnë grevën edhe sot.
Kjo po ndodh pavarësisht thirrjeve për ndërprerjen ose pezullimin e saj.
Nga sindikata është njoftuar se greva do të jetë tetorëshe, e cla ka filluar ora 08:00.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është bërë thirrje që të pezullohet greva e kontrollorëve ajrorë.
Kjo në bazë të kërkesës që të realizohet të paktën minimumi i punës në mënyrë që të mos rrezikohet aviacioni.
Kontrollorët e trafikut ajror kanë kërkuar që të ndryshohet pozita e tyre në Ligjin për Paga, pasi me ligjin e ri u është bërë ulje e pagave.