Vite më parë plagosi të vëllain, kush është 40-vjeçari që u gjet i pajetë sot në Durrës?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot

Është zbuluar identiteti i 40-vjeçarit, që u gjet i vdekur në banesën e tij në Durrës mbrëmjen e së premtes.

Viktima, e identifkuar si Arian Veteriku, ishte arrestuar 7 vite më parë pas tentativës për të vrarë vëllain, konfirmuan autoritetet policore.

Sipas këtyre të fundit dhe hetimeve të asokohe, burri ishte përfshirë në një grindje të dhunshme me vëllain e tij më datë 21.06.2017, rreth orës 03:40, gjatë së cilës dyshohet se tentoi ta vriste me thikë.

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin:  Arian Veteriku 33 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 21.06.2017, rreth orës 03:40, në lagjen Nr.8, në banesë, pas një konflikti çasti, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me thikë vëllain e tij, shtetasin E.V. 39 vjeç. Për pasojë, I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Autori I dyshuar dhe I dëmtuari në momentin e konfliktit kanë qenë në gjendje të dehur. Me të marrë njoftim menjëherë u ngrit grupi hetimor, I cili kreu veprimet para hetimore, kqyrur vendin e ngjarjes, sekuestruar provat materiale dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes”, njoftonte policia asokohe.

Ngjarja u regjistrua pasi dy vëllezërit kishin konsumuar pije alkoolike, duke përshkallëzuar një konflikt personal që rezultoi në sulmin e rëndë.

Detajet në lidhje me shkakun e vdekjes së tij këtë të premte janë ende nën hetim, ndërsa zyrtarët e policisë bënë me dije më herët se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Share This Article