Ka ndërruar jetë gjenerali i luftës së UÇK-së, e pastaj edhe i FSK-së, Imri Ilazi.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se kontributi i madh i Gjeneral Ilazit për lirinë e Kosovës mbetet i paharruar.
“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të personalitetit të shquar, Gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe kolegut tonë në Partinë Demokratike të Kosovës, Imri Ilazi – Komandant Ferri.
Kontributi i madh i Gjeneral Ilazit për lirinë e Kosovës mbetet i paharruar. Si një ushtarak i vendosur dhe një veprimtar i paepur, Imri Ilazi ishte shembull i përkushtimit dhe sakrificës për vendin.
Në këto momente të vështira, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ilazi, miqve dhe bashkëpunëtorëve të shumtë të të ndjerit.
Lamtumirë Gjeneral!”, shkruan Krasniqi.