• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, June 7, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Miçigani, një shtet i rëndësishëm për kandidatët presidencialë

Miçigani, një shtet i rëndësishëm për kandidatët presidencialë

by albnews
30 September, 2024
in Bota
0
19
VIEWS

Miçigani është një nga shtetet e pavendosura të rëndësishme, që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit mes kandidatëve Donald Trump dhe Kamala Harris. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, shkoi në Miçigan, ku bisedoi me disa votues dhe ekspertë të zgjedhjeve në këtë shtet të rëndësishëm, në të cilin kandidatë presidencialë po organizojnë tubime të shpeshta elektorale.

Në dyqanin “Jam’n Bean”, pronari Doug Lee përveç shitjes së akulloreve, po shpërndan edhe reklama për kandidatin republikan Donald Trump në Grand Rapids.

Ai thotë se puna e tij vullnetare për fushatën e zotit Trump është e motivuar nga patriotizmi.

“Unë e dua këtë vend. Shumë njerëz të tjerë e duan vendin. Ka një përpjekje për të ndarë këtë vend. Jemi në një luftë civile”, thotë ai.

Pesëmbëdhjetë kilometra më larg, në selinë e demokratëve në Qarkun e Kentit, një trajnim për vullnetarë për të bërë telefonata për të inkurajuar banorët të votojnë në ditën e zgjedhjeve.

“Rezultatet e zgjedhjeve në 2016 dhe 2020 ishin shumë të ngushta. Unë pres që edhe këtë vit rezultati i zgjedhjeve të jetë i ngushtë”, thotë Joel Ombrey, demokrat në qarkun e Kentit në Miçigan.

Vullnetarët janë çelësi i fitores në Miçigan. Demokratët thonë se janë të sigurt se do të fitojnë.

“Numri i njerëzve që kanë qenë aktivë dhe do të vazhdojnë të jenë aktivë në fushatën tonë është një nga më të mëdhenjtë që kam parë që nga koha kur kam filluar të angazhohem në parti”, thotë Lavora Barnes, kryetare e Partisë Demokrate të Miçiganit.

Edhe republikanët shprehin besim.

“Po trokasim në dyert e dhjetëra mijëra shtëpive në javë. Është një operacion i jashtëzakonshëm në terren, diçka që nuk e kam parë ndonjëherë në këtë shtet”, thotë Pete Hoekstra, kryetar i Partisë Republikane të Miçiganit.

Miçigani është një shtet i pavendosur, që mund t’i japë fitoren Nënpresidentes Harris apo ish-presidentit Donald Trump.

Së bashku me Viskonsinin, Pensilvaninë, Nevadën, Arizonën, Karolinën e Veriut dhe Xhorxhian, këto shtete u fituan me një epërsi prej tre për qind ose më pak në zgjedhjet e vitit 2020.

“Çdo grup votuesish është i rëndësishëm në zgjedhjet, që pritet të jenë të ngushta. Ka disa grupe votuesish, që ne supozojmë se do të mbështesin njërën parti, por vota e tyre nuk mund të merret si e mirëqenë. Për shembull, demokratët duhet të sigurohen që të marrin pjesën më të madhe të votave të afrikano-amerikanëve në Miçigan. Republikanët duhet të sigurohen që të marrin pjesën më të madhe të votave të evangjelistëve në këtë shtet”, thotë Corwin Smidt nga Universiteti Shtetëror i Miçiganit.

Miçigani ka 15 vota elektorale, që janë të rëndësishme për të arritur numrin prej 270 votash elektorale të nevojshme për të fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Prandaj, nuk është befasuese që dy kandidatët e vizitojnë shpesh këtë shtet. Sondazhet tregojnë se ata gëzojnë mbështetje pothuajse të barabartë nga votuesit e Miçiganit. Demokratja Kamala Harris e ka vizituar katër herë Miçiganin, që kur mori emërimin e partisë si kandidate për presidente në korrik. Zoti Trump ka qenë në Miçigan nëntë herë në këtë cikël zgjedhor, përfshirë pesë herë vetëm në muajin e fundit.

Në një tubim fushate në Flint javën e kaluar, ai u përqendrua në importet e lira të makinave elektrike nga Kina, një shqetësim për shumë punonjës të industrisë së prodhimit të makinave në Miçigan.

“Nëse nuk fitoj, ju nuk do të keni industri të prodhimit të makinave. Brenda dy deri në tre viteve, gjithçka do të zhdukej. Dhe e di që keni një rritje të vogël. Kjo nuk është një gjë e vogël apo e përkohshme, ju mund mos keni asnjë fabrikë prodhimi”, tha ai.

Sindikata e punonjësve të industrisë së prodhimit të makinave ka një peshë të madhe politike në këtë shtet dhe ka njoftuar mbështetjen për zonjën Harris.

Por ajo përballet me grupe të votuesve arabo-amerikanë, të cilët janë të zemëruar nga qëndrimet e saj mbi luftën në Rripin e Gazës.

Miçigani ka përqindjen më të madhe të arabo-amerikanëve në vend.

Në Detroit javën e kaluar, Nënpresidentja Harris nuk foli për situatën në Rripin e Gazës. Ajo theksoi përpjekjet republikane për të kufizuar abortin, që ka qenë një çështje pozitive për demokratët.

“Disa zyrtarë të këtyre shteteve dhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara mendojnë se janë në një pozicion më të mirë se një mjek apo një infermiere për të vendosur se kur pacienti i tyre ka nevojë për kujdes mjekësor”, tha ajo.

Për të siguruar fitoren në Miçigan, dy kandidatët duhet të nxisin pjesëmarrjen në votime të mbështetësve të tyre të rregullt dhe të sigurojnë mbështetjen e një numri të vogël votuesish, që thonë se janë ende të pavendosur./VOA

Previous Post

Horoskopi ditor, e hënë 30 shtator 2024

Next Post

Kushëriri i Nasrallah do të marrë drejtimin e Hezbollahut? Cili është Hashem Safieddine…

albnews

albnews

Related Posts

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen
Bota

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën
Bota

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Next Post
Kushëriri i Nasrallah do të marrë drejtimin e Hezbollahut? Cili është Hashem Safieddine…

Kushëriri i Nasrallah do të marrë drejtimin e Hezbollahut? Cili është Hashem Safieddine…

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Këmbimi valutor 3 dhjetor 2024/ Me sa shiten e blihen euro dhe dollari?

Këmbimi valutor 7 qershor/ Me sa blihen e shiten Paunid, Dollari dhe Euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

7 June, 2025
Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

Kuestori italian: ‘Ndrangheta dhe mafia shqiptare, fytyra e re e krimit në Milano

7 June, 2025
Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Reportazhi i “The Guardian”: Sfida Shqipëri-Serbi përballë kaosit të vitit 2014 në Beograd

Reportazhi i “The Guardian”: Sfida Shqipëri-Serbi përballë kaosit të vitit 2014 në Beograd

7 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4835 shares
    Share 1934 Tweet 1209
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2442 shares
    Share 977 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1896 shares
    Share 758 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM