ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike 10 hours ago
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive 10 hours ago
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune 10 hours ago
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar 10 hours ago
Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA 10 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Pse po hetohen investimet e dhëndrit të Donald Trump në Shqipëri e Serbi?

albnews by albnews
30 September, 2024
in Bota, Technologji
0
Pse po hetohen investimet e dhëndrit të Donald Trump në Shqipëri e Serbi?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shefi i diplomacisë në Serbi, Marko Gjuriq, tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hetimet e investimeve të planifikuara në Beograd të Jared Kushnerit, dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Gjuriq u përgjigj negativisht në pyetjen nëse ai, gjatë kohës kur ishte ambasador në Uashington, kishte njohuri për hetimin që Komisioni i Financave i Senatit të Kongresit Amerikan po zhvillon mbi veprimtarinë e kompanisë së dhëndrit të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

RelatedPosts

Videot intime të prezantuesit të njohur italian me partneren, Prokuroria: Skenari është më i errët se sa dihet

Në Francë propozohet ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 15-vjeçarë

24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

Ndërsa Shqipëria, ku Kushner po ashtu ka planifikuar investime, deri më tani nuk ka reaguar ndaj një hetimi që ka nisur Komiteti për Financa i Senatit të SHBA-së lidhur me to.

Investimet potenciale në Shqipëri dhe në Serbi të firmës Affinity, në pronësi të Kushnerit, janë bërë pjesë e një hetimi që ka nisur senatori amerikan, Ron Wyden, mbi ndikimet e mundshme politike të qeverive të huaja në familjen Trump.

Wyden, kryesues i Komitetit për Financa në Senatin amerikan, më 24 shtator i ka nisur një letër zyrtare kompanisë së Kushnerit, Affinity Partners, nëpërmjet së cilës ka kërkuar informacione në lidhje me këto investime.

Në këtë letër, ai ngre dyshime mbi detajet e investimeve potenciale në dy shtetet dhe nëse kjo u jep qeverive të huaja “kontroll potencial me mundësi detyrimi mbi investimet e familjes së presidentit të mundshëm të ardhshëm të SHBA-së”.

Donald Trump, tashmë është i nominuari i republikanëve për president të SHBA-së në zgjedhjet e nëntorit.

Në administratën e kaluar të Trumpit, Kushner kishte rolin e këshilltarit të lartë të presidentit.

Komiteti për Financa në senatin amerikan merret me çështje që lidhen me taksat dhe të ardhurat në përgjithësi, dhe ka autoritetin të hetojë, rishikojë dhe vlerësojë ligjet ekzistuese dhe agjencitë që i zbatojnë ato.

Për çfarë investimesh bëhet fjalë?

Kushner, i cili themeloi kompaninë e tij më 2021, bëri publike në mars të këtij viti, planet për investime në Shqipëri dhe në Serbi, të dyja të parapara në vlerë prej mbi 1 miliard dollarësh.

Derisa në Serbi planet janë konkretizuar me marrëveshje qeveritare me firmën e tij, në Shqipëri ato kanë mbetur ende “një shprehje interesi” për investim.

Letra e re e senatorit është vazhdimësi e një hetimi të nisur në qershor.

Ndër të tjera, senatori ngre dyshime për faktin se, siç thuhet, firma e Kushnerit është e financuar krejtësisht nga investitorë të huaj dhe atë në shumicë nga një fond i Qeverisë së Arabisë Saudite, derisa fonde të tjera përfshijnë ato nga qeveritë e Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ndër tjera.

Sipas letrës, këto fonde paguhen gradualisht dhe parashihet të arrijnë vlerën totale prej 3 miliardë dollarësh deri në vitin 2026.

Megjithatë, senatori shton se kompania e Kushnerit ende “nuk ka gjeneruar ndonjë fitim për investitorët e tij”.

Në letrën e tij, kryesuesi i Komitetit shpreh edhe shqetësim për nivelin e ndikimit që këto qeveri të huaja mund të kenë mbi familjen e kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, nëse ai zgjidhet sërish president.

“Kjo krijon një situatë ku qeveritë e Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të kenë ndikim të rëndësishëm mbi familjen Trump nëse kërcënojnë t’i tërheqin investimet e tyre dhe të ndalojnë pagesën e miliona dollarëve në tarifa ndaj Kushnerit dhe njëkohësisht, vajzës së Trumpit, Ivanka Trump”, thuhet në letër.

Me qëllim të hetimit të mëtejmë, senatori i ka kërkuar kompanisë Affinity të dhëna të detajuara mbi fondet dhe planet investuese dhe për këto pyetje ka kërkuar përgjigje deri më 9 tetor.

Radio Evropa e Lirë deri më tani nuk ka arritur të marrë një koment nga kompania Kushner lidhur me këtë çështje.

Në një deklaratë për New York Times, Affinity e quajti letrën e Wydenit një veprim politik, duke shtuar se firma kishte ndjekur të gjitha ligjet federale dhe rregullat etike.

Investimet në Shqipëri dhe shqetësimet e senatorit

Në mars, Kushner postoi disa fotografi në rrjete sociale për dizajnet potenciale të investimeve të firmës së tij në Shqipëri.

Ai kishte thënë se synon ta shndërrojë ishullin më të madh të Shqipërisë, Sazan, në Detin Mesdhe, në një destinacion luksoz për turistët.

Ky ishull kryesisht i braktisur, aktualisht është bazë ushtarake dhe është gjysmë i hapur për publikun.

Kushner, gjithashtu, kishte thënë se synon t’i ndërtojë disa hotele dhe qindra vila në Zvërnec, një zonë bregdetare në Vlorë, në jug të Shqipërisë.

Deri më tani, sipas autoriteteve të Shqipërisë, kompania ka shprehur interes zyrtar për të qenë investitor potencial në Sazan dhe do t’i nënshtrohet procesit të vlerësimit.

Në të kaluarën, sa i përket Zvërnecit, Qeveria kishte thënë se zyrtarisht nuk ka pranuar ndonjë shprehje interesi lidhur me këtë investim.

Planet e Kushnerit u përballën me kundërshtime në Shqipëri, sidomos nga ambientalistët që thonë se mund të shkaktohen dëme në zonat e mbrojtura bregdetare./Radio Evropa e Lire/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

11 September, 2025
Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

Ministria e Jashtme e Kosovës thirrje shtetasve të saj: Shmangni udhëtimet nga Serbia, po ndërmarrin praktika represive

11 September, 2025
24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

24 vjet nga sulmet e 11 Shtatorit në Nju-Jork, Begaj: Të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune

11 September, 2025
Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

Dërgonin ilegalisht shqiptarë drejt SHBA dhe Kanadasë, 3 të arrestuar

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result