Një studiues që diket se hedh dyshime mbi librat fetarë ka deklaruar së fundmi se realiteti ynë mund të jetë në fakt një simulim kompjuterik, dhe prova për këtë gjendet në vetë fjalët e librit të shenjtë kristian Bibla.Shkencëtari thotë se jemi duke jetuar në një simulim kompjuterik të kontrolluar, të stilit të filmit Matrix – dhe diçka të tillë e sinjalizon dhe Bibla në shkrimet e saj.
Melvin Vopson, profesor fizike në Universition britanik të Portsmouth, sugjerpon se universi ynë është një simulim kompjuterik dhe se në Bibël gjendet prova se realiteti ynë komandohet nagnjë “inteligjencë artificiale”.
Vopson foli me rrjetin Daily Mail për të zbuluar idenë e tiji. “Vetë Bibla na tregon se jetojmë në një simulim e madje dhe cilët po e bëjnë këtë, është një formë inteligjence artificiale”.
Një nga librat e Testamentit të Ri, ‘Gospel of John’, gjendet deklarata ku bazohen observimet e Vopson. Aty thuhet: “Në fillim ishte vetëm Fjala, dhe Fjala ishte me Zotin, dhe Fjala ishte Zoti.”
Studiuesi shton se kjo kishte “domethënie të thellë teologjike në doktrinën kristiane, por me disa nënkuptime intriguese, nëse e merr në konsideratë në kontekstin e një simulimi kompjuterik”.
Ai thotë se “Fjala,” është në fakt programi kompjuterik që na kontrollon.
Edhe në filmin e njohur ‘Matrix’, simulimet kompjuterike konsiderohen numrat dhe gërrmat që krijojnë rregullat. Ndërsa “Fjala e Zotit” do të thotë se Zoti është pjesë e simulimit kompjuterik dhe jo veçmas tij.
Vopson sugjeron se Zoti është përfshirë në kodet e ligjete realitetit, si “kontrolluesi i gjithçkaje”.
“Kodi që menaxhon simulimin nuk është veçmas hyjnores, por pjesë integrale e saj, ndoshta një inteligjencë artificiale”.
“Çdo gjë është krijuar prej Tij, dhe pa Të nuk ka gjë të krijuar … kjo do të thotë se Krijuesi ka sjellë në ekzistencë universin e simuluar me anë të Fjalës (domethënë me kodin), shton studiuesi, sipas rrjetit britanik Daiy Star.
Ai vijonte më tej: “Kjo sugjeron se akti i krijimit, siç sugjerohet në Bibël, është analog me aktin hyjnor të programimit dhe simulimit”.
Ai shtonte se edhe pyetja e vjetër se ‘si krijoi Zoti botën në gjashtë ditë’ mund të marrë përgjigje me teorinë e tij.
Zoti mund ta ketë bërë këtë me realitetin e simuluar të mbyllur në një program kompjuterik, çka shkenca ka thënë se mund të jetë e mundur.
“Kjo përspektivë i përshtatet besimeve të vjetra njerëzore që jeta e çdo njeriu në tokë ka një kuptim dhe qëllim të caktuar mirë, edhe pa kontekstin e dizajnit madhor”, shton studiuesi.
“Pra në vend që ta shohim teorinë e universit të simuluar si antagoniste me mësimet e fesë, ne mund ta shikojmë atë si një këndvështrim plotësues i saj”, shton fizikanti Vopson.///DailyStar//