Liga e Kampionëve ka nisur javën e dytë të saj në formatin e ri, ku në 9 sfida u shënuan plot 33 gola.
Kryesfida ishte ajo mes Leverkusenit e Milanit, që pa fitues kampionët e Gjermanisë. Skuadra e Xabi Alonsos arriti të jepte një performancë fantastike në “Bayer Arena”, teksa i mjaftoi goli i Boniface për të marrë tre pikët e radhës, ndërkohë që kuqezinjtë ende janë me zero pas dy sfidave të para.
Një tjetër supersfidë ishte ajo mes Arsenalit dhe PSG-së. “Topçinjtë” e Artetës ia dolën të mposhtnin 2-0 parizienët e Luis Enrique falë golave të Kai Havertz dhe Bukayo Saka në pjesën e parë, teksa në të dytën menaxhuan siç duhej lojën.
Barcelona mposhti pa mëshirë zviceranët e Young Boys për të marrë tre pikët e para, ndërsa Interi e Manchester City fituan me “poker”, zikaltrit në shtëpi përballë Crvena Zvezdas, ndërsa “Qytetarët” në transfertë kundër Slovan Bratislavës.
Spektaklin më të madh e dhuroi Borussia e Dortmund, që tronditi me 7 gola skocezët e Celtic, ku shkëlqeu Karim Adeyemi me një tripletë.
Në sfidat e tjera, PSV barazoi 1-1 me Sporting, Stuttgart barazoi 1-1 me Sparta Prague, ndërsa Br4esti debutues mori fitoren e dytë radhazi, duke triumfuar 0-4 në transfertë me Salzburg.