ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin 3 hours ago
Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do të ketë një garë të hapur, do të jem pjesë 4 hours ago
Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve 4 hours ago
Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim 4 hours ago
Jim Carrey, nga 20 milionë dollarë për film në zhdukje nga Hollywood-i/ Historia e rënies së një ylli dhe tragjeditë që e ndoqën 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Çështja e investimeve gjermane, vendimi i “vonshëm” për Manastirin e Deçanit dhe ndërlidhja me procesin për anëtarësim në Këshill të Evropës – çfare tha Sarrazin në Prishtinë

albnews by albnews
3 October, 2024
in Kosova
0
Çështja e investimeve gjermane, vendimi i “vonshëm” për Manastirin e Deçanit dhe ndërlidhja me procesin për anëtarësim në Këshill të Evropës – çfare tha Sarrazin në Prishtinë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një ditë më parë për vizitë në Kosovë ishte emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Ai mori pjesë në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane.

Emisari gjerman ndër të tjera në panelet që u mbajtën ka folur edhe për çështje politike, për të cilat ishte i drejtpërdrejtë.

RelatedPosts

Britania e zgjat misionin në KFOR edhe për tre vjet

Kurti i gatshëm të marrë emigrantë ilegalë nga Britania, Kosova bëhet shteti i parë

Pas marrëveshjes me Danimarkën, edhe Belgjika shfaq interes për shfrytëzimit e burgjeve të Kosovës

Sarrazin foli për çështjen e investimeve gjermane në Kosovë, pastaj vendimin e Kosovës për tokat e Manastirit të Deçanit të cilin vendim e quajti të vonshëm dhe ndërlidhjen me mosanëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Duke folur fillimisht për çështje ekonomike, Sarrazin tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë bashkë në tregun e BE-së.

Sipas tij, shumë investitorë po investojnë në Serbi, prandaj edhe Kosova duhet të krijojë parakushte për një gjë të tillë, duke bërë thirrje që të punohet për një treg të përbashkët rajonal që mundëson zhvillim.

“Nëse shohim zgjerimin e Bashkimit Evropian, e shohim se ka qenë i suksesshëm gjatë vitit 2014-17. Të gjitha ekonomitë në Ballkan nuk janë një treg i mjaftueshëm që të vijë një kompani. Shumë investitorë shkojnë në Serbi, pra ne duam që kjo të ndryshojë dhe investitorët duam që të vijnë në Kosovë dhe të krijohet një treg i përbashkët rajonal”, tha Sarrazin.

Ai tha se është i vetëdijshëm për problemet që ka Kosova me Serbinë, por u shpreh se “duhet treguar rajonit se zhvillimet pozitive janë të mundshme”.

“Për ne, për qeverinë gjermane, angazhimi ynë në Kosovë është strategjik. E shohim në rrafshin politik të sigurisë”, ka potencuar ai.

“Ne po punojmë në këtë drejtim. Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet pas dy javësh, por ende jemi në rrugën drejt daljes apo paraqitjes së lajmeve të reja dhe pozitive. Ajo që kërkojmë është të na mbështesni dhe të shohim rezultatet që do të dalin nga samiti dhe unë mund t’ju ri-siguroj që ta bëjë të qartë. Për qeverinë gjermane angazhimi ynë në Kosovë është strategjik. E shohim në rrafshin politik, sigurisë, KFOR-in.

Angazhimi sa i përket bashkëpunimit në sektorin e sigurisë me institucionet e sigurisë dhe mos harroni, kemi një interes të madh ekonomik në bashkëpunim me ju. Ne duam të sjellim më shumë investime, investitorë dhe vende pune në Kosovë dhe duam që vendi juaj që të arrijë potenciale në kuadër të zinxhirit tonë të vlerave. Ne besojmë në shoqërinë dhe bashkëpunimin tuaj si një nga më të rëndësishme në rajon”, citohet të ketë thënë Sarrazin.

Tutje, emisari Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka folur edhe lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, rrjedhimisht mosanëtarësimit.

Ai gjatë debatit në panelin e Forumit të Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane këshilloi autoritetet e Kosovës të marrin veprime në kohën e duhur.

Sipas tij, po të merrej vendimi me kohë në rastin e Manastirit të Deçanit e po t’i jepeshin me kohë pronat, Kosova do të bëhej anëtare e Këshillit të Evropës.

Ai tutje theksoi para të pranishmëve se gjërat ndryshojnë përgjatë prasëve dhe nëse humbet momentumi atëherë nuk duhet “vajtuar” më pas.

“Në botë gjërat ndryshojnë dhe nëse e humbni momentumin, atëherë mos u ankoni më vonë se gjërat ndryshuan. Deçani (çështja e manastirit) erdhi vonë… Unë jam mjaft i sigurt. Ky nuk është qëndrim zyrtar i qeverisë gjermane. Nëse kjo do të ishte bërë një gjysmë viti më parë, ju do të ishit sot në Këshillin e Evropës. Është bërë vonë. Ishte shumë e qartë. Kjo është jeta. Bëni gjërat në kohë që t’ju njihen, përndryshe gjërat mund të ndryshojnë”, ka theksuar ndër të tjera Sarrazin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin

Ngrirja e bisedimeve mes dy udhëheqësve, Orban: Vazhdojnë përgatitjet për një samit midis Trump dhe Putin

22 October, 2025
Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do të ketë një garë të hapur, do të jem pjesë

Berisha njofton zgjedhjet për kreun e PD: Do të ketë një garë të hapur, do të jem pjesë

22 October, 2025
Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve

Prej ditësh i shtruar në spital, flet Agustin Kola: Jam mirë, ju dua shumë të gjithëve

22 October, 2025
Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim

Policia e Tiranës publikon bilancin dyditor: 6 të arrestuar, 13 procedime penale dhe 5 persona në kërkim

22 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result