Mickoski: Sipas cilit parametër Shqipëria është më e përgatitur se Maqedonia

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Çfarë duhet të bëjnë disa vende të tjera sepse bashkatdhetarët e tyre në vendet e treta po përparojnë së bashku me ato vende të treta. Ky nuk është një argument. Pse tani Finlanda duhet t’i shpallë luftë Rusisë sepse pakica finlandeze në Rusi nuk po përparon siç po përparon Finlanda? Nuk e kuptoj logjiken.

Sa më shumë fqinjë rreth nesh të bëhen pjesë e BE-së, aq më mirë. Kjo de facto do të thotë se edhe ne jemi pjesë e BE-së, thotë kryeministri Hristijan Mickoski për rrugën evropiane të vendit dhe ndarjen nga “paketa” me Shqipërinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri në emisionin “Samo Intervju”, tha se “fqiu ynë perëndimor nuk është më i përgatitur se ne dhe nuk është përpara”. Megjithatë, ai u uroi atyre suksese dhe fillimin sa më të shpejtë të negociatave me BE-në.

“Mendoni se janë më të përgatitur se ne dhe se janë përpara? Me çfarë parametri?, pyet Mickoski, duke shtuar se “Bullgaria, Rumania, Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi nuk na kanë parakaluar në procesin e negociatave sepse janë përpara, por thjesht kemi pasur probleme dypalëshe, fillimisht emri, dhe tani identiteti me Bullgarinë”, thotë Kryministri.

Më 15 tetor, Shqipëria do të hapë grupin e parë të negociatave, i cili do të kalojë në fazën e dytë të negociatave.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria u bënë paketë në vitin 2018 kur pas zgjidhjes së mosmarrëveshjes me Greqinë u mor vendim që Maqedonia të mos merrte menjëherë datën për negociata.

Më pas moment kyç ishte kërkesa e Francës për metodologji të re për negociata, pastaj zgjerim, që rezultoi me bllokimin e vendimeve për dhënien e datës së negociatave dhe vendosjen e pakos Shkup-Tiranë./Telegrafi/

Share This Article