Vlora zgjohet nën ujë, disa lagje ende të përmbytura, problem mungesa e energjisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve të djeshme, qyteti i Vlorës është zgjuar mëngjesin e sotëm nën ujë. Në pamjet e mbërritura në redaksinë e A2 CNN shihen lagje të tëra të mbuluara nga uji; nga Xhamia bulevardi dhe Lagjia Kushtrimi.

Vlora zgjohet nën ujë, disa lagje ende të përmbytura,

Një ditë më parë situata në këtë qytet ishte alarmante për shkak të reshjeve të dendura të shiut, daljes jashtë kontrollit të kanalit të ujërave të larta dhe përmbytjeve në shumë lagje. Për këtë arsye u evakuuan mbi 30 familje, të cilat u strehuan në konviktin e mjekësisë, ndërsa banorët mbetën pa ujë dhe pa drita, shkruan A2.

Sipas autoriteteve, sasia e reshjeve brenda dy orësh ishte aq e madhe sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë.

Vlora zgjohet nën ujë, disa lagje ende të përmbytura,

Në orët e vona të mbrëmjes u mblodh shtabi i emergjencave civile, ku mori pjesë edhe kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha. Në të u diskutua evidentimi i zonave të cilat kanë prezencë uji dhe kanë nevojë për ndërhyrje, menaxhimi i trafikut në qytet, furnizimi i pandërprerë me energji elektrike të hidrovoreve dhe stacioneve të pompimit dhe koordinimi dhe menaxhimi ndërmjet strukturave të bashkisë dhe policisë për familjet e evakuuara, raporton A2.

Vlora zgjohet nën ujë, disa lagje ende të përmbytura,

Gjithashtu nisi puna në terren për pastrimin e kanaleve, të cilat janë mbushur për shkak të prurjeve të përrenjve, raporton A2.

Për të normalizuar situatën në ndihmë të tyre shkoi edhe ushtria. Vetëm në orët e vona të mbrëmjes Ministria e Mbrojtjes sqaroi se situata në Vlorë ishte drejt përmirësimit.

Share This Article