Arbnor Muja edhe pse nuk është thërritur nga Silvinjo prej 1 viti në kombëtare, po tregon se ka rifituar formën e tij më të mirë fizike.
Muja ka shënuar sërish gol në superligën turke. Në minutën e 59-të të ndeshjes, Muja është futur brenda zonës ku ka shkarkuar të majtën e tij dhe ka tundur rrjetën duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.
Ky është goli i dytë i Mujës këtë sezon për skuadrën e tij Samsunspor.
Kujtojmë që ishte pikërisht lëvizja e tij nga kampionati belg drejt atij turk, që u bë shkas për msogrumbullimin e tij në kombëtare, për shkak se sezonin e shkuar e pati mjaft të vështirë të gjente formën optimale.
Por ky sezon duket se ka nisur me këmbën e djathtë për sallaksin kuqezi, për shkak të performancave të tij të jashtëzakonshme.