Edhe pse ende nuk ka një njoftim nga SPAK për akuzën e ngritur ndaj socialistit Jurgis Çyrbja, burime konfirmojnë se ai është marrë i pandehur për shpërdorim detyre.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Çyrbja zgjodhi të mos komentonte për gazetarë, por u tha të kërkonin informacione në SPAK.
“Sot në dalje nga SPAK Çyrbja zgjodhi të mos ndante komente për gazetarët dhe iu tha të kërkonin informacion të mëtejshëm në SPAK. Jo zyrtarisht konfirmohet se Çyrbja është marrë i pandehur për shpërdorim detyre, por nuk ka njoftim zyrtar për akuzën e ngritur ndaj tij”.
Sipas burime jo zyrtare të SPAK konfirmohet se “i është komunikuar akuza për një episod në vitin 2014, kur mbante detyrën e kreut të Hipotekës së Durrësit, ku kishte firmosur të njëjtën praktikë për dy persona të ndryshëm”.
I pyetur nga gazetarët për arsyet e dorëzimit të mandatit të deputetit ai përsëriti se e ka dorëzuar atë për arsye arsye shëndetësore.