10-vjetori i “Procesit të Berlinit”/ Zbardhet axhenda e samitit: Të pranishëm Rama e Von der Leyen

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen nesër në Berlin të Gjermanisë në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit.

Mësohet se i pranishëm në këtë samit do të jetë edhe kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të 5 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Po ashtu, në samit do bashkohen edhe zyrtarë dhe përfaqësues të vendeve të BE-së, ndërsa në fokus të samitit do jetë thellimin i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe axhendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Dita nis me pritjen nga kancelari Olaf Sholz në orët e para të mëngjesit për delegacionet dhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Hapja do të bëhet nga kancelari gjerman dhe më tej vijohet në orën 10:00 me hapjen e temës së parë, “Bashkëpunimi rajonal dhe tregut të përbashkët rajonal”.

Rreth mesditës pushimi për fotot e përbashkëta dhe kafe, teksa kalohet në pjesën e dytë me temën e “Gjelbërt, Ligjshmërinë dhe Energjinë”. Do vijohet në orën 12:35 me ceremoninë e nënshkrimit, për të kaluar në orën 13:00 në “Diskutimin me përfaqësues të Forumit Rinor dhe Shoqërisë Civile”.

Pas drekës që mbyllet në orën 14:00, do të mbahet edhe tematika e fundit “E ardhmja e Procesit të Berlinit”, për ta kaluar më tej tek konferenca e shtypit.

Share This Article