Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ka mbrojtur marrëveshjen me Shqipërinë për trajtimin e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin. Në një fjalim para parlamentit Italian, Meloni theksoi se kjo marrëveshje është e guximshme, e paprecedentë, por është rruga më e mirë, theksoi Meloni.
“Italia ka dhënë një shembull të mirë duke nënshkruar protokollin Itali-Shqipëri për të trajtuar kërkesat për azil në territorin shqiptar, por nën juridiksionin italian dhe europian. Dy objektet sipas protokollit, Qendra Shëngjin dhe Gjadër, janë tashmë gati dhe funksionale.
Është një rrugë e re, e guximshme, e paprecedentë, por që pasqyron në mënyrë të përsosur frymën evropiane dhe që ka të gjitha kushtet për një rrugë të mirë për të ndjekur edhe me vendet e tjera jashtë BE-së. Gjithashtu falënderoj sërish kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe gjithë qeverinë e tij që besuan bashkë me ne mirësinë dhe efektivitetin e kësaj nisme.
Plani Itali-Shqipëri është një mënyrë për të anashkaluar përgjegjësitë për azilin. Është një përpjekje tjetër për të militarizuar kufijtë dhe për të deleguar përgjegjësitë për mbrojtjen e njerëzve në lëvizje në shtete të tjera për t’u siguruar që sytë e sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile nuk mund të monitorojë, denoncojë dhe mbrojë ata njerëz.
Është e qartë që nuk është një çështje për hapësirë. Për fat të keq, kjo është një qasje që po shikohet me interes nga shtetet e tjera anëtare dhe kjo është simptomë e drejtimit të përgjithshëm të Bashkimit Evropian, i cili definitivisht nuk është drejt mbrojtjes së njerëzve, por ndaj mbrojtjes dhe sigurimit të BE-së, kufijve evropianë”.