Anglia ka zgjedhur trajnerin e ri. Thomas Tuchel, do të pasojë në stol të larguarin Gareth Southgate.
Federata Angleze dhe tekniku gjerman, kanë arritur marrëveshjen mes tyre këtë të martë dhe zyrtarizimi pritet të vijë gjatë kësaj jave.
Tuchel ishte i papunë nga fundi i sezonit ta kaluar, kur u largua nga drejtimi i Bayern Munich.
Për 58-vjeçarin kjo do të jetë hera e parë që drejton një kombëtare, pasi në të kaluarën ka qenë vetëm në stolin e klubeve, si Mainz, Dortmund, PSG, Chelsea dhe Bayern Munich.
Anglia i jep kështu fund të gjitha dilemave për trajnerin, pas largimit të Gareth Southgate në verë. Kombëtarja angleze, u drejtua në katër ndeshjet e Ligës së Kombeve nga Lee Carsley, që ishte trajner i përkohshëm.
Tuchel do të bëjë debutimin e tij në stolin e Anglisë ndaj Greqisë në muajin Nëntor, ndërsa do të luajë edhe me Irlandën.