Sekretarja për Marrëdhënien me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj ka reaguar lidhur me ngjarjet e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, të cilat kulmuan me incidentin me deputetin demokrat Luan Baçi.“Në cilin vend të Europës ndodh që policia të futet në parlament?
Ky është Kapitulli i parë i nisjes së Negociatave për të qenë anëtarë të BE?
Kjo është situatë pa precedent që forcat e ndërhyrjes së shpejtë te rrethojnë opozitën, a kanë sy AMBASADAT DHE NDËRKOMBËTARËT të shohin çfarë po ndodh në Shqipëri?
Të ngresh dorë ndaj deputeteve të opozitës për të mbyllur gojën?
Të kërcënosh me armë në ambientin e punës se je opozitarë?Të bësh terror ndaj qytetarëve dhe deputetëve se protestojnë për të drejtat e tyre?
Në çfarë Republike po jetojmë?”, shprehet Hysaj.