Albania
Vdekja e Liam Payne, ish-truproja shqiptar: Ishte viktimë e industrisë së muzikës! E doja si djalin tim, por…
Joni Proni, ish truproja personal i Liam Payne, është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të ish yllit të One Direction.
Prej 14 vitesh si truproja e tij, Proni shprehet në “Jetë Shqiptare” në RTSH se e ka dashur si ta kishte djalin e tij dhe se është ende në shok nga lajmi i marrë.
Sipas tij Liami ishte një person i mbyllur në vetvete dhe se kishte probleme me alkoolin, gjë për të cilin ai shpreh e kritikonte dhe madje ia hiqte nga dora që të mos konsumonte më.
“U trondita shumë, megjithëse lajme të mira nuk prisja nga Liami. Kohët e fundit kam qenë i tronditur dhe i mërzitur me të. Unë kam 14 vite me të, pija shkatërron gurin dhe di që Liami nuk ka qenë shumë mirë kohët e fundit.
Nuk i vë shumë faj Liamit, por njerëzve rreth tij, pasi të gjithë të thonë PO për çdo gjë edhe kur thua “dua të vdes”. Kur kam qenë me të unë e kam kritikuar dhe ia kam ndaluar alkoolin, dhe ia kam hequr nga dora. E doja si të ishte im bir, ka qenë një djalë i mrekullueshëm”, u shpreh Proni.
Fajin për fundin e tij tragjik dhe veset e krijuara me alkoolin, Proni ia vendor industrisë së muzikës, qe e konsideron se mban njerëzit më të degjeneruar dhe negativë në botë.
“Industria e muzikës ka njerëzit më të degjeneruar që ka bota. Çdo gjë negative që e shikon në botë e bën industria e muzikës. Mënyra se si trajtohesh, servilosja, mënyra që bëjnë çdo gjë të ndryrë për t’i bërë qejfin artistit. Për mua Liami ishte viktimë e industrisë së muzikës. Por të isha me të ai do ishte gjallë sot”, tha i përlotur ish turpëroja e tij për “Jetë Shqiptare”.
Teksa rrëfen takimin e fundit me Liamin, Proni e konsideroi këngëtarin si një djalë të mrekullueshëm, të dashur dhe tepër të thjeshtë.
“Për herë të fundit kam folur në fillim të korrikut dhe e për herë të fundit e kam takuar vitin e kaluar në dhjetor. Liami shumë gjëra i fshinte dhe nuk i shfaqte problemet, por unë e kam kaptuar shumë mirë atë pasi e njoha që 16 vjeç.
Ai ishte njeriu më i dashur që kam njohur dhe një njeri që të ftonte në shtëpi dhe të trajtonte në mënyrë të mrekullueshme. Ka qenë shumë i dashur me nënë dhe motrën, shumë i thjeshtë dhe ai më zgjodhi mua në fillim të 2011, se unë fillova i pari me të, por më pas u bëmë edhe më shumë truproja”, tha ai.
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
UK24 hours agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
