Elon Musk, njeriu më i pasur në botë vijon angazhimin e tij për rikthimin e republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Drejtori Ekzekutiv i Space X mbajti një fjalim në një event për mbledhje fondesh në Pensilvani, një shtet ky i cili konsiderohet i lëkundur ku bëri thirrje për qytetarët amerikanë që t’iu drejtohen kutive të votimit për të shpëtua vendin, pasi sipas tij Amerika është në rrezik.
“Ne patjetër që duam kufinj të sigurtë, duam qytete të sigurta dhe duam mos të kemi këtë inflacion të çmendur. Ne duam lirinë e fjalës, duam respektim të Kushtetutës.
Këto janë vlerat që e bëjnë Amerikën atë që është sot. Këto zgjedhje.. në Pensilvani mund të vendoset fati i këtyre zgjedhjeve.
Mund të jenë 10 mijë vota, mund të jenë 1 mijë vota por mund të jenë edhe 10 vota ato që mund të bëjnë diferencën.”, tha Musk.
Që prej vitit 2002 kur mori nënshtetësinë amerikane, Elon Musk kishte shprehur publikisht se ai ishte një votues demokrat por këtë vit ai deklaroi se nuk mund t’i besojë një presidenti si Joe Biden dhe zgjodhi të mbështeste publikisht republikanin Donald Trump pas atentatit që u bë ndaj tij në muajin korrik.
Musk ka konfirmuar mbështetjen e tij ndaj Trump edhe me daljen e përbashkët që ata bënë së bashku në Buttler Pensilvani në fillim të këtij muaji.
Ndërsa Musk vijoi të shprehte publikisht mbështetjen e tij për Trump, dy kandidatët presidencial vijuan fushatat e tyre respektive.
Kamala Harris akuzoi rivalin e saj nga Wisconsin se është njeri i dhunshëm që kërkon të thyejë rendin, ndërsa Trump kritikoi demokraten për mospraninë e saj në një darkë bamirësie të organizuar nga besimtarët katolikë.