Mario Mitaj i driblon të gjithë, mbrojtësi i Kombëtares gjen golin e parë në Arabi

albnews
By
1 Min Read

Mario Mitaj ka shënuar golin e parë në Arabinë Saudite me fanellën e Al Itihad, në duelin ndaj Al Qadisija. 

21-vjeçari e nisi sfidën nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 35 të pjesës së parë, kur rezultati ishte 1-1.

Mitaj arriti të shndërrohej në protagonist teksa në minutën e 81 tundi rrjetën për të çuar shifrat në 3-1. Mbrojtësi i Kombëtares këmbënguli deri në fund pavarësisht se ishte i rrethuar nga 5 kundërshtarë, duke rifituar topin që më pas e dërgoi në rrjetë.

Share This Article