“Socialistët e nënës dhe opozitarët e njerkës”, Gjokutaj: Kjo është një task forcë për të goditur opozitën para zgjedhjeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Avokati Genc Gjokutaj tha se arrestimi i Ilir Metës është bërë për t’i dhënë goditje politike opozitës para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

“E shikoni çfarë bën Edi Rama? Ka gjysmën e qeverisë në burg. Të vetët janë të akuzuar për shpërdorim detyre, që të mos iu preket pasuria. Pra socialistët e nënës dhe opozitarët e njerkës. Nuk është kjo drejtësia e re. Këta janë një task forcë që është krijuar për të goditur opozitën para zgjedhjeve. Keni parë ndonjë vetën tjetër në botë që të fusë të gjithë drejtuesit e opozitës në burg”, tha Gjokutaj në një konferencë për mediat.

“Enver Hoxha nuk ka prekur gjë me dorë vetë. Jepte urdhër dhe njerëzit pushkatoheshin. Meta nuk ka qenë kurrë i pandehur. Është thërritur gjithmonë si person në dijeni, nuk ka qenë i pandehur”, shtoi Gjokutaj.

Share This Article