Hetimi i SPAK: Meta dhe Kryemadhi ndryshuan ligje me porosi të Samir Manes në këmbim të një vile

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga akuzat e SPAK ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, është edhe shërbimi që i kanë bërë biznesmenit Samir Mane me projektligje të porositura prej tij dhe si shpërblim kanë marrë një vilë.

Sipas SPAK, Meta dhe Kryemadhi kanë përdorur influencën ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, për interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit Samir Mane. Madje, Monika Kryemadhi me porosi të Manes ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.

“Gjatë hetimit ka rezultuar gjithashtu se çifti I.M. dhe M.K., kanë hyrë në marëdhënie korruptive me biznesmenin S.M., duke përfituar përkohësisht një vilë si shpërblim për influencën e paligjshme që ata ushtronin ndaj funksionarëve publikë të emëruar nga LSI, në interes të aktiviteteve ekonomike të bizmesmenit në fjalë. Personi nën hetim M.K., me porosi të biznesmenit në fjalë, ka marrë përsipër edhe ndryshimin e një ligji në Kuvendin e Shqipërisë (ligj i cili u ndryshua sipas kërkesës së biznesmenit S.M.).” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Share This Article