Digjet shtëpia në SHBA, 5 të vdekur, arrestohet adoleshenti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë persona kanë humbur jetën në një zjarr në një shtëpi pranë Seattle.

Autoritetet në shtetin e Uashingtonit (SHBA Veriperëndimore) njoftuan të hënën se kanë marrë në paraburgim një pesëmbëdhjetëvjeçar si pjesë e hetimeve për ngjarjen.

Viktimat janë tre fëmijë dhe dy të rritur, tha Zyra e Sherifit të King County. Një vajzë që jetonte në shtëpi ka mbetur e plagosur.

Mike Mellis, një zëdhënës i zyrës së sherifit, u tha gazetarëve në vendngjarje se i dyshuari adoleshent u mbajt në paraburgim pa rezistencë.

Në këtë fazë nuk është e qartë nëse viktima dhe autori i përkasin të njëjtës familje dhe as motivi i masakrës.

Adoleshenti që u mor në paraburgim pritet të dalë sot ose nesër, sipas zyrës së sherifit.

Share This Article