Pas tre vitesh paralizë politike në Irlandën e Veriut, përparimi në negociata ka rritur shpresën midis unionistëve dhe republikanëve, për qeverisjen e kësaj province britanike, në vijën e parë të Brexit.
Qeveria britanike publikoi dje një projektmarrëveshje, dy partitë kryesore irlandezo-veriore, DUP dhe Sinn Fein, kanë kohë deri të hënën për të arritur mirëkuptim mes tyre.
Nëse jo, Londra do të shpallë automatikisht zgjedhjet lokale, në një kohë të ndjeshme kur Britania e Madhe duhet të largohet nga Bashkimi Europian pas tre javësh.
Këto dy parti duhet të ndajnë qeverisjen e provincës britanike, në bazë të marrëveshjes së paqes të së Premtes së Shenjtë, në vitin 1998, e cila i dha fund problemeve mes republikanëve (kryesisht katolikë) dhe unionistëve (protestantë), dhuna të cilëve ka shkaktuar rreth 3 500 viktima në 30 vjet./ATSH/