• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 17, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
SPAK, arma e re e Ramës për të vrarë rivalët politikë

SPAK, arma e re e Ramës për të vrarë rivalët politikë

by albnews
23 October, 2024
in Albania, Opinion
0
37
VIEWS

Nga Armand Shkullaku

Eksperimenti euro- atlantik, se në një vend ku të gjitha pushtetet i kontrollon një njeri i vetëm, mund të ndërtohen institucione të pavarura, ashtu siç pritej, dështoi me sukses. Ndonëse historia politike nuk njeh ndonjë rast ku regjimet autokratike të bashkëjetojnë me segmente të lira dhe demokratike, shqiptarëve iu rrëfye përralla se diçka e tillë mund të bëhej realitet nëse mbështetej nga partnerët strategjikë. Pastaj përralla u shndërrua në një iluzion, ku “heronjtë e rinj të fëmijëve tanë” do të ndesheshin dhëmbë për dhëmbë me krimin dhe korrupsionin dhe, më në fund, shqiptarët do të jetonin të lumtur përgjithmonë. Paradoksi regjim autoritar- institucione të pavarura, u pranua si normalitet dhe SPAK u vizatua si qerosi që ia del i vetëm të presë kokat e kuçedrës. Sot, ky iluzion i rremë ka rënë, por zhgënjimi nga një iluzion mund të jetë më traumatik se sa një realitet i kalbur. Ai mund të vrasë përfundimisht shpresën për ndryshim dhe nervin për të reaguar.

Dështimi i paralajmëruar i eksperimentit shqiptar ndodhi përditë nga pak në sytë e të gjithëve, përfshi edhe të atyre që e sponsorizuan politikisht dhe financiarisht me taksat e qytetarëve të tyre, deri sa mbërriti në pikën pa kthim ku gjendet sot. Thjesht nuk deshën ta shohin dhe refuzuan ta pranojnë. Aksioma se s’mund të ketë drejtësi të pavarur në një shtet të kapur, u vërtetua që në krye të herës. Kur nisën emërimet në organet e vetingut dhe në këshillat e prokurorisë e gjykatave. Kur u grabitën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe u çuan të betohen buzë Lanës. Kur u dogjën ata që nuk ishin të partisë dhe kaluan ata që ishin të “krushqisë”. Dhe mbi të gjitha, kur reforma e famshme në drejtësi, që do ndëshkonte të paprekshmit, përkoi në kohë me projektimin dhe zbatimin e dy prej aferave më spektakolare të korrupsionit, që vazhdojnë ende, inceneratorët dhe e famshmja 5D.

Përballë evidencave të qarta se edhe pushteti i drejtësisë së re po rreshtohej me shokët në sqetullën e Edi Ramës, iluzioni i madh ia lë vendin një më të vogli, në mos shpresëdhënës të paktën ngushëllues se investimi i reformës nuk kishte vajtur për dhjam qeni. Ky iluzion i vogël ishte sa qesharak aq edhe therrës: Edi Rama vërtetë ka ndikim mbi drejtësinë e re, por aty brenda ka individë që nuk i kontrollon dot. Pra institucionet e pavarura u katandisën në ca individë të pavarur.

Sigurisht edhe ky mini iluzion e kishte jetën të shkurtër. Në kohë rekord, kryeministri vuri në rresht SPAK-un, gjykatat speciale, gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, në funksion të pushtetit të tij. Paralajmëroi Fredi Belerin nga studio e emisionit Opinion dhe policia, prokuroria, të gjitha shkallët e gjykatave e çuan deri në fund urdhërin e arrestimit dhe grabitjes së mandatit të Himarës. Kërcënoi Ervin Salianjin live në Kuvend dhe gjykata e Apelit nuk ia bëri fjalën dysh. Kërkoi të linçohej “tradhëtari” Arben Ahmetaj dhe prokurorët i nxorrën dhe vibratorët nga dhoma e gjumit. Urdhëroi nga Kongresi të arrestoheshin Berisha dhe Meta dhe SPAK me krenari mund të deklarojë se ia çoi fjalën në vend.

Sot nuk ka më asnjë iluzion se drejtësia e re është në fakt arma e re në duart e Edi Ramës për të asgjesuar përpara zgjedhjeve opozitën dhe çdo kundërshtar politik. Nëse në zgjedhjet e kaluara përdori ndryshimin e kodit zgjedhor me vota të trafikuara dhe ndërkombëtarët heshtën me turp, për zgjedhjet e ardhshme po përdor drejtësinë e re që vetë ndërkombëtarët ia bënë dhuratë. Deri tani, “heronjtë e fëmijëve tanë” i kanë hequr qafe dy krerët e opozitës, njërin të izoluar në shtëpi dhe tjetrin të tërhequr zvarrë në qeli.

Pandëshkueshmëria e para 15 vjetëve po rezulton më e rëndësishme se ajo që grabit aktualisht miliarda nga taksat e shqiptarëve. Sepse standarti I SPAK nuk është interesi publik por shërbimi politik. Ata që mund t’i prishin punë Edi Ramës për zgjedhjet e ardhshme nuk preken, paçka se janë kapur me preshë në duar e në gojë. Dosja e Çyrbes ndalohet të publikohet, ndërsa ajo e Ilir Metës shpërndahet me entuziasëm. Firmat e “shefit” nuk mund të hetohen, por ato të para 15 viteve s’mund të amnistohen. Korrupsioni i kundërshtarëve të Ramës është banal, ndërsa i atyre që vjedhin ditën për diell është intelektual.

Dhe ky përdorim i drejtësisë së re, njësoj siç përdoren taulanët, helenat, spirot dhe palët, nuk është thjesht fundi i iluzionit euro- atltantik se në regjimet e korruptuara mund të krijosh institucione të pavaruara. Ai është degradimi përfundimtar i një shoqërie, që duartroket liderin suprem si kur cakton me votat e tij presidentit e vendit ashtu edhe kur urdhëron drejtësinë e re ta burgosë atë. /Lapsi.al

Previous Post

Orët e gjyqit të Metës e Kryemadhit, nga përplasja me Dumanin tek izolimi në “313”

Next Post

Presidentja e Maqedonisë së Veriut fal dhjetë të burgosur, asnjë shqiptar në listë

albnews

albnews

Related Posts

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos
Albania

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!
Albania

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025
“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS
Albania

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

17 May, 2025
Next Post
Presidentja e Maqedonisë së Veriut fal dhjetë të burgosur, asnjë shqiptar në listë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut fal dhjetë të burgosur, asnjë shqiptar në listë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025
Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

Dua Lipa hyn në listën e më të pasurve nën 40 vjeç në Britani!

17 May, 2025
Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

Skandali me votat e diasporës, Këlliçi: Rama ja kaloi edhe Kim Jong Un-it dhe Lukashenkos

17 May, 2025
Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

Shkrimtarja polake: Rrofsh parti, rrofsh brez i ri politikanësh shqiptarë me mbështetje nga mafia!

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4710 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM