Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë (RRBDSH), ka reaguar lidhur me një grup individësh, të cilët kanë organizuar së fundmi një tubim në “Swiss Diamond” Hotel në Prishtinë, duke pretenduar se veprojnë në emër të RRBDSH-së.
Sipas RRBDSH-së, tubimi ishte thirrur si një ngjarje zgjedhore për strukturat drejtuese të RRBDSH-së, transmeton Arbresh.info.
“Në përputhje me angazhimin tonë për të mbajtur anëtarësinë tonë të informuar dhe për të ruajtur transparencën në të gjitha veprimtaritë tona, ju njoftojmë se një grup individësh kanë organizuar se fundmi një tubim në Swiss Diamond Hotel në Prishtinë, duke pretenduar se veprojnë në emër të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë (RRBDSH)”, thuhet në reagim.
Tutje, thuhet se këta individë nuk kanë asnjë legjitimitet për të vepruar në emër të RRBDSH-së dhe se nuk kanë qenë pjesë e strukturave të tyre që nga Kuvendi i mbajtur në Londër, në vitin 2018.
“Ky tubim është thirrur si një ngjarje zgjedhore, ku gjoja janë mbajtur zgjedhje për strukturat drejtuese të rrjetit tonë. Megjithatë, duam t’ju bëjmë të qartë se këta individë nuk kanë asnjë legjitimitet për të vepruar në emër të RRBDSH-se dhe nuk kanë qenë pjesë e strukturave tona që nga kuvendi ynë i mbajtur në Londër, në vitin 2018. Ata nuk kanë asnjë të drejte për të përfaqësuar rrjetin tonë, për të thirrur mbledhje apo për të mbajtur kuvende në emër të RRBDSH-së”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Njoftimi i plotë: