Merr fund pritja, Rodri është fituesi i trofeut “Topi i Artë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashtu siç edhe ishte folur përgjatë gjithë ditës, Rodri është fituesi i “Topit të Artë 2024”. Spanjolli i Manchester Cityt ka lënë pas në garë tre yjet e Real Madrid, Vinicius Junior, Dani Carvajal dhe Jude Bellingham.

Trofeu iu dorëzua Rodrit nga një legjendë botërore si Xhorxh Ueah, ish-futbollisti legjendar i Milanit.

Kujtojmë që ishin pikërisht zërat se fituesi i “Topit të Artë” ishte paracaktuar, arsyeja se përse Real Madrid bojkotoi ceremoninë që u zhvillua në Paris.

Po ashtu Real Madrid u shpall skuadra më e mirë e vitit, Emiliano Martinez mori çmimin “Lev Jashin”, ndërsa Jamine Yamal u shpall lojtari më i mirë nën 21 vjeç.

Po ashtu kjo mbrëmje ishte mjaft e veçantë edhe për Shqipërinë, pasi një futbollist me gjak shqiptar si Granit Xhaka u rendit si futbollisti i 16-të më i mirë në botë.

Ndërkohë çmimi i golashënuesit më të mirë u nda mes Harry Kane dhe Kylian Mbappe.Çmimi “Socrates” iu dha Jennifer Hermoso,  ndërsa “Topi i Artë” për femra e mori Aitana Bonmati.

Share This Article