Gjenerali Qasem Soleimani po komplotonte sulme të mëdha mbi ambasadat amerikane dhe objekte të tjera, ndaj edhe u vendos vrasja e tij.
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo në një dalje para gazetarëve, dha detaje të tjera për vrasjen me dron të gjeneralit iranian në Irak, që i çoi tensionet mes SHBA dhe Iranit, në lartësi të reja.
âNe kishim informacione specifike pĂ«r njĂ« kĂ«rcĂ«nim tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe ndĂ«r tĂ« tjera bĂ«hej fjalĂ« pĂ«r sulme mbi ambasadat amerikane. Ne nuk e dinim se kur sulmet do tĂ« kryheshin, por ishte shumĂ« e qartĂ«: VetĂ« Qasem Soleimani po komplotonte njĂ« sulm tĂ« gjerĂ« kundĂ«r interesave amerikane dhe ato sulme, do tĂ« ishin tĂ« afĂ«rtaâ, thotĂ« Pompeo.
Pompeo kishte në krah sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, që njoftoi se SHBA ka vendosur sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmit mbi trupat amerikane në Irak.
âNe po shpallim sanksionet shtesĂ« kundĂ«r regjimit iranianâ, tha Mnuchin nĂ« konferencĂ«n pĂ«r shtyp nĂ« shtĂ«pinĂ« e bardhĂ«.
Vrasja e Soleimanit ndërkohë është mirëpritur nga grupi Shteti Islamik. Në një deklaratë, ky grup e cilëson asgjësimin e gjeneralit si një akt i shenjtë në të mirë të xhihadistëve. Sidoqoftë, grupi nuk përmend shtetet e bashkuara që edhe kryen sulmin. Vendimi i presidentit Trump për vrasjen e gjeneralit Soleimani, ndezi një zinxhir pasojash. Ndër të parat, preket lufta e papërfunduar kundër xhihadistëve.
Thuajse menjëherë, koalicioni i kryesuar nga SHBA, që lufton ISIS pezulloi operacionet në Irak. Irani dhe milicitë që ai sponsorizon kanë premtuar hakmarrje dhe kjo i vendos forcat amerikane në Irak dhe ato perëndimore, në linjën e zjarrit. E kjo është diçka e mirë edhe për ISIS që mund të përfitojë për tu ringritur pas rënies së kalifatit të vetëshpallur të tij./TCH/




