ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb 2 hours ago
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump 2 hours ago
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros 2 hours ago
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore 2 hours ago
Franca përgatitet për një ditë grevash mes krizës politike 2 hours ago
Next
Prev
Home UK

Britani, zjarr në një kantier detar ku ndërtohen nëndetëse bërthamore

albnews by albnews
31 October, 2024
in UK
0
Britani, zjarr në një kantier detar ku ndërtohen nëndetëse bërthamore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Të paktën dy persona janë lënduar si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një kantier detar ku ndërtohen nëndetëse bërthamore në rajonin Cumbria të Britanisë së Madhe, transmeton Anadolu.

Policia e Cumbria-s njoftoi se në orën 00:44 me orën lokale është raportuar një zjarr në kantierin detar në Barrow-in-Furness.

RelatedPosts

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Kenia kërkon arrestimin e ish-ushtarit britanik për vrasjen e dyshuar të Agnes Wanjiru

Trump vlerëson ‘marrëdhënien speciale’ midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, ndërsa vizita historike e dytë shtetërore shoqërohet me protesta të mijëra njerëzve

Në deklaratë bëhet e ditur se nuk ka rrezik për rrjedhje bërthamore dhe njerëzit që jetojnë në rajon u paralajmëruan të qëndrojnë në zona të mbyllura.

Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë helmuar nga tymi dhe janë dërguar në spital, ndërsa mësohet se nuk ka humbje jetësh dhe se ata që ndodheshin në kantierin detar janë evakuuar.

Nga ana tjetër, policia, e cila njoftoi se zjarri ka shpërthyer në prodhuesin e armëve BAE Systems, ka hequr edhe paralajmërimin që i ka bërë publikut në orën 08.15 me orën lokale për të qëndruar brenda dhe për të mbyllur dyert dhe dritaret.

Ata që kanë shkuar në zonën ku ka ndodhur incidenti janë këshilluar të mbyllin xhamat e automjetit, kondicionerin dhe ventilimin.

Ndërkohë që vlerësohet se zjarrfikëset do të punojnë gjatë gjithë ditës, qytetarëve u bënë thirrje që të qëndrojnë larg zonës për të mos cenuar lëvizshmërinë e mjeteve të reagimit emergjent.

Sipas lajmeve në mediat britanike, ka filluar hetim mbi incidentin. Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një pajisje me defekt.

Sipas të dhënave nga Action Against Armed Violence – Aksioni Kundër Dhunës së Armatosur (AOAV), BAE Systems shet armë në pothuajse gjysmën e vendeve në botë.

BAE Systems prodhon sisteme të luftës elektronike për F-35, ndërsa gjithashtu prodhon 26 fregata dhe 2 nëndetëse bërthamore për ushtrinë britanike.

BAE Systems gjithashtu tërheq shpesh kritika në lidhje me shitjet e armëve që i bën Izraelit. Ndërtesat e menaxhimit të kompanisë dhe objektet e prodhimit janë objektivi i protestuesve për shkak të rolit të saj në prodhimin e F-35-ve, të cilët i përdor edhe Izraeli.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

“Muzeu i Artit Islam do të hapë dyert brenda 2030”, Rama: Do të jetë një stacion kyç i historisë sonë si komb

18 September, 2025
Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

Britania e Madhe do ta njohë shtetin e Palestinës pas përfundimit të vizitës së Trump

18 September, 2025
Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

Zhduket byzylyku 3.000-vjeçar nga Muzeu i Kajros

18 September, 2025
Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

Vjedhen mostra të çmuara ari gjatë bastisjes në muzeun francez të historisë natyrore

18 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result