ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli 7 hours ago
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund 7 hours ago
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota 7 hours ago
Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn 17 hours ago
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dënohet me 5 vite burg 18 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

DASH kritikon projektligjet e miratuara nga Serbia që lidhen me Kosovën: Nuk preket sovraniteti

albnews by albnews
1 November, 2024
in Kosova
0
DASH kritikon projektligjet e miratuara nga Serbia që lidhen me Kosovën: Nuk preket sovraniteti
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shtetet e Bashkuara kritikuan qeverinë e Serbisë për shkak të miratimit të një projektligji mbi juridiksionin gjyqësor serb në Kosovë, për të cilin Bashkimi Evropian tha se përbën shkelje të detyrimeve të Beogradit që dalin nga procesi i bisedimeve në Bruksel.

“Ne pajtohemi me BE-në…”, shkroi të enjten zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller.

RelatedPosts

Sveçla: Dronë serbë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës! Po hetojmë me KFOR-in

Osmani takohet me Kallas në New York, kërkon heqjen e sanksioneve nga BE

Serbia lartëson terroristët në Beograd që u vranë gjatë sulmit në Banjskë

“Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen e vitit 2023, përfshirë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe zgjidhjet që dalin nga dialogu për të gjithë qytetarët, përfshirë serbët në Kosovë”, shton ai.

Të mërkurën, Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të rishqyrtojë projektligjet e miratuara nga qeveria serbe të hënën, në të cilat e shpall Kosovën si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe përcakton, siç thuhet, “kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës”.

Këto projektligje u paralajmëruar nga Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç më 13 shtator, si kundërpërgjigje ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për të shuar institucionet e emëruara nga Serbia.

Projektligji për kompetencën e autoriteteve gjyqësore, që ndër të tjera parasheh themelimin e një prokurorie të posaçme dhe një trupi gjykues të posaçëm “për t’i ndjekur penalisht të gjithë ata që marrin pjesë në përndjekjen e popullatës serbe në Kosovë”, nxiti reagime të ashpra të autoriteteve në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti tha se projektligjet e tilla janë veprime armiqësore dhe agresive ndaj kushtetutshmërisë dhe sigurisë në Kosovë.

“Kërkojmë që në këtë pyetje të përgjigjen me saktësi dhe drejtësi faktorët ndërkombëtarë që na kanë ndihmuar aq shumë, por në të njëjtën kohë duhet të vazhdojnë të na mbështesin sepse Kosova si republikë në të cilën kanë kontribuar ata, sërish po sulmohet nga fqinji ynë verior”, tha ai.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje palëve që të shmangin veprimet që mund të nxisin tensione dhe të përqendrohen në zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën palët ranë dakord vitin e kaluar në Bruksel dhe në Ohër. VOA (

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

25 September, 2025
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

25 September, 2025
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

25 September, 2025

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

25 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result