ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli 2 hours ago
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund 2 hours ago
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota 2 hours ago
Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn 12 hours ago
Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, dënohet me 5 vite burg 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Dy fytyrat e Ramës për lugën bosh ndaj pensionistëve

albnews by albnews
1 November, 2024
in Albania
0
Dy fytyrat e Ramës për lugën bosh ndaj pensionistëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Për herë të parë që kur i shpërndau pensionistëve një shtesë rreth 4 mijë lekë të vjetra, Edi Rama u detyrua të përballet me ta në studion e Opinion jashtë skenarit të takimeve me regji, ku i jep vetes mundësinë të recitojë i pashqetësuar monologjet e rastit. Ishte momenti kur drejtuesi i emisionit e kaloi mikrofonin tek pyetjet e drejtpërdrejta nga publiku. (VIDEO KETU)

“Si ka mundësi, nëse do kishit pension 150, 200 mijë lekë dhe të jetonit dhe ta nxirrnit muajin? Me shtesat që bëtë tani 4 mijë lekë, janë qesharake 2 kafe dhe 2 sheqer, të tallesh me një pensionist që ka punuar 40 vjet? Më jep një shpjegim si mund të jetosh?” ishin pyetjet që i drejtoi një prej të moshuarave në sallë.

Përgjigjet që shefi i qeverisë ndahen në dy dy lloj. Së pari ishte përpjekja për t’u justifikuar dhe për t’i bindur duke bërë një paraqitje të situatës ekonomike në vend përmes shifrave dhe grafikëve që kishte sjellë me vete. E dyta ishte e një lloji tjetër, kur Rama e pa se u zu ngushtë dhe nisi të shpikë shpjegime idiote, të imponohet me skenarë apokaliptikë apo edhe t’i kërcënojë.

RelatedPosts

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

Tentoi të arratiset nga burgu i Fierit, i akuzuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit çau murin e qelisë, por u kap nga punonjësit

Shpjegimi i kryeministrit përmes të dhënave të buxhetit

Kryeministri tentoi t’i bindë të moshuarit se qeveria e tij po bën aq sa ka mundësi. Për këtë ai dha disa argumenta. I pari ishte se numri i pensionistëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

“Është rritur numri i pensionistëve. Në 2013, ka pasur 570 mijë pensionistë. Tani ka 700 mijë që do të thotë nevoja për të financuar 200 mijë pensionistë është e jashtëzakonshme” tha Rama.

Argument tjetër i Ramës ishte se shteti “sot që flasim vë 500 milion euro plus në fondin e pensioneve” për të paguar pensionistët.

Tjetër argument ishte se “pensioni mesatar në vitin 2013 ishte 101 euro, ndërsa sot pensioni mesatar ishte 183 euro”.

Ndërkohë kryeministri theksoi disa herë se “indeksimi i pensionit nuk është rritje e pensionit”, por bëhet për të përballuar rritjen e çmimeve, dhe se 4 mijë lekët ishin 100 milion euro shtesë në buxhet.

Por kur të moshuarit i kanë përsëritur pyetjen se “Si mund të jetohet me 200 mije lekë?”, Rama nxjorri fytyrën tjetër.

Piruetat për t’iu shmangur të vërtetës dhe mbyllja e debatit me një kërcënim

Kur të moshuarit që ishin në sallë nuk janë bindur nga ekpozeja që beri kryeministri situatës ekonomike, ky e pa veten në vështirësi. “O Fevzi po ça po bon ktu mo?” u detyrua të kërkojë llogari nga drejtuesi i emisionit, ndërsa refuzoi të dëgjonte disa herë se që nga viti 2013 çmimet kanë pësuar një rritje të frikshme.

Këtu Rama ka nxjerrë fytyrën tjetër, atë të politikanit që tenton t’i shpëtojë të vërtetës, nëpërmjet retorikës boshe.

E tillë ishte përgjigjia sipas së cilës, paratë e buxhetit shkojnë për fëmijët dhe jo për pensionistët.

“Nëse doni të kuptoni dhe të bisedojmë konkretisht bëjeni me mua. Nëse doni përralla dhe lodra, keni plot për lodra, unë s’jam për lodra. Unë ju kam thënë me kohë: Pensionet ne do t’i shikojmë kur të kemi fuqi t’i shikojmë sepse ne nuk mund të bëjmë luftë me fëmijët. Taksat janë për fëmijët nuk janë për të moshuarit. Janë për kopshte, për shkolla, për fëmijët. Sa më shumë të marrësh nga taksat aq më shumë i godet ata” tha Rama.

Një tjetër piruetë që u detyrua të bëjë Rama ishte ideja që hodhi, se nëse paratë do të shkojnë të gjitha për pensionet, mund të ndodhin skenarë apokaliptikë si ai me firmat piramidale, që “shkatërrojnë shtetin” apo se shoqëria siç tha ai “mund të vdesë”.

“Duhet balancë. Nuk mund të merren nga taksat dhe të futen te pensionet se vdes shoqëria, komplet, nuk merr dot frymë. Përveçse hyn në ato tmerret financiare.” tha Rama ndërsa gjendej nën një kërkesë të pazakontë llogarie për të.

Pavarësisht këtyre, ankesat nuk kanë pushuar. Si për rritjen e çmimeve, faturat e energjisë elektrike, vonesat në shërbimet në shëndetësi, pagesat në spitale, çmimi i naftës etj.

Kulmi ka qenë kur një prej pensionisteve i ka përsëritur se pensioni që merr është 200 mijë lekë dhe me të, nuk mund të bësh asgjë. Këtu shefi i qeverisë ka bërë një reagim kërcënues, duke i thënë bashkëbisedueses të ketë kujdes çfarë flet sepse duhet të mendojë për familjen e saj.

h

“Vetëm një këshillë të jap unë: Nëse do veten, familjen dhe punën mos voto ato që je mësuar të votosh. Se e kuptoj se çfarë po thotë” u shpreh Rama.

Kërcënimi ishte i drejtpërdrejtë dhe vjen nga kryeministri që ka nën vete një ushtri patronazhistësh, të cilët mund të gjejnë në pak sekonda të afërmit, burimet e të ardhurave, punësimet në shtet apo biznesin që disponon një familje. Me këtë kërcënim është mbyllur edhe biseda për pensionet.

Në fakt, fjalët intimiduese të Ramës nuk duhen parë thjesht simptoma e një njeriu që nuk është mësuar ta kundërshtojnë, por ajo është edhe prova më e mirë se luga për pensionistët është bosh, ndërsa e gjithë përpjekja për të bashkëbiseduar me ta në të gjithë Shqipërinë, është një operacion banal propagandistik. ©Lapsi.al 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

Presidenti Duka, takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe, Abbott. Në fokus organizimi i ndeshjes Shqipëri–Angli

25 September, 2025
Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

Trump: Me Netanjahun negociata të mira, por lufta në Gazë duhet të marrë fund

25 September, 2025
Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes thërret me urgjencë në takim udhëheqësit ushtarakë amerikanë nga e gjithë bota

25 September, 2025

Përfundon mbledhja, Rama shkarkon nga detyra Erion Veliajn

25 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result