E trishtë! Përmbytjet në Spanjë i marrin jetën ish-futbollistit të Valencias

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mes qindra viktimave të përmbytjes që gjunjëzoi Valencian është edhe një futbollist.

Ai ishte Josè Castillejo , 28 vjeç, një anësor sulmues me të kaluar në Valencia. I lindur më 29 shkurt 1996, futbollisti luajti në ekipet e të rinjve të klubit deri në 18 vjeç.

Gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur në ekipe të tjera në rajon: Paterna, Torre Levante, Buñol, Recambio Colón de Valencia dhe CD Roda del Castellón, përveç Eldense (divizioni i tretë spanjoll).

Madje, vetë klubi spanjoll e kujtoi atë me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Valencia CF vajton vdekjen e José Castillejo, viktimë e fatkeqësive të DANA. José Castillejo u rrit në radhët e të rinjve të klubit dhe luajti në ekipe të ndryshme në Komunitetin Valencias. Pusho në paqe”.

Share This Article