ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika 7 hours ago
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë 11 hours ago
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda 15 hours ago
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës 18 hours ago
Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024 23 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Kam pasur mundësi për t’u arratisur”, Ilir Meta intervistë nga qelia: Nuk ndihem i burgosur, por i izoluar për të dobësuar veprimin opozitar!

albnews by albnews
4 November, 2024
in Albania
0
“Kam pasur mundësi për t’u arratisur”, Ilir Meta intervistë nga qelia: Nuk ndihem i burgosur, por i izoluar për të dobësuar veprimin opozitar!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Meta shtoi se sjellja e tyre ishte banditeske, rrugaçërore duke hyrë me forcë në automjet bashkë me automatikët me maska në kokë, pa pranuar të identifikohen se kush janë, se çfarë përfaqësojnë dhe pa paraqitur asnjë dokument ligjor apo shkresë zyrtare që urdhëronte ndalimin e tij. Kreu i PL-së theksoi se ai refuzoi të pranojë rrëmbimin, duke besuar se mund të ishin edhe banditë si ata që rrëmbyen ish-Kryeministrin e Italisë, Aldo Moro

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së fundmi ka zhvilluar intervistën e tij të parë që pas arrestimi të tij para dy javësh. Meta duke folur për “Gazetën Panorama” ndërsa theksoi se ai nuk u arrestua por u rrëmbye ashtu siç veprojnë vetëm bandat.

RelatedPosts

U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, viktima la pas një djalë/ Një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Meta shtoi se sjellja e tyre ishte banditeske, rrugaçërore duke hyrë me forcë në automjet bashkë me automatikët me maska në kokë, pa pranuar të identifikohen se kush janë, se çfarë përfaqësojnë dhe pa paraqitur asnjë dokument ligjor apo shkresë zyrtare që urdhëronte ndalimin e tij. Kreu i PL-së theksoi se ai refuzoi të pranojë rrëmbimin, duke besuar se mund të ishin edhe banditë si ata që rrëmbyen ish-Kryeministrin e Italisë, Aldo Moro. Meta shtoi se me gënjeshtrat e pacipa se ai ka ushtruar dhunë duan vetëm të justifikojnë paligjshmërinë ekstreme, dhunimin e Kushtetutës dhe të ligjit, por edhe të vetë urdhrit për “arrest” të SPAK-ut.

Ai shtoi se ata nuk i lejuan të kontaktojnë me avokatët dhe nuk i njohën me të drejtat tona sipas ligjit. Sipas tij vetëm pas 2 orësh në Drejtorinë e Policisë, iu dha vendimi gjyqësor, ndërsa Artimis Peca u lirua pasi nuk kishte asnjë vendim. I pyetur a e njihte burgun Meta u shpreh se më herët vizitonte Fatos Nanon në burgun e Bënçës edhe pa leje, edhe me leje, nga vitet ‘93-‘94. Ai theksoi se nuk ndihet i burgosur, por thjesht i izoluar në mënyrë ekstreme dhe të paligjshme vetëm për arsye shumë të forta politike.

Meta u shpreh se izolimi i tij është bërë për të paralizuar aktivitetin e Partisë së Lirisë, si forca e dytë opozitare dhe për të dobësuar reagimin dhe veprimin opozitar. Ai shtoi se s’kishte asnjë arsye për këtë akt ekstrem kur dihet botërisht se unë gjithmonë kam qenë i hapur dhe u jam përgjigjur ftesave të SPAK-ut dhe çdo institucioni të drejtësisë.


PJESE NGA INTERVISTA

Por nuk u dukët aq i qetë në momentin e arrestimit?

Meta: Ai nuk ishte arrestim, por rrëmbim i mirëfilltë, ashtu siç veprojnë vetëm bandat. Si mund të inskenohet për minuta të tëra bllokimi i trafikut në një nga akset kryesore të hyrjes në kryeqytet nga dhjetëra forca me maska, me armatim të rëndë dhe me makina private, të cilat bënin veprime fiktive sikur kontrollonin makinat e qytetarëve për të ardhur si banditë te makina ku udhëtoja unë bashkë me sekretarin për organizimin të Partisë së Lirisë, Artimis Peca?!

Sjellja e tyre ishte banditeske, rrugaçërore duke hyrë me forcë në automjet bashkë me automatikët me maska në kokë, pa pranuar të identifikohen se kush janë, se çfarë përfaqësojnë dhe pa paraqitur asnjë dokument ligjor apo shkresë zyrtare që urdhëronte ndalimin tim. Ndaj unë refuzova të pranoja rrëmbimin, duke besuar se mund të ishin edhe banditë si ata që rrëmbyen ishKryeministrin e Italisë, Aldo Moro. Edhe ata me uniforma policie e bënë rrëmbimin. Me gënjeshtrat e pacipa se unë kam ushtruar dhunë duan vetëm të justifikojnë paligjshmërinë ekstreme, dhunimin e Kushtetutës dhe të ligjit, por edhe të vetë urdhrit për “arrest” të SPAKut.

Po kështu, ata prangosën dhe rrëmbyen edhe sekretarin për organizimin të PL, Artimis Peca, për të cilin nuk kishte pasur asnjë urdhër ndalimi. Njëkohësisht ata nuk na lejuan të kontaktojmë me avokatët dhe nuk na njohën me të drejtat tona sipas ligjit. Vetëm pas 2 orësh në Drejtorinë e Policisë, m’u dha vendimi gjyqësor, ndërsa Artimis Peca u lirua pasi nuk kishte asnjë vendim. Pra, ata kafshë, se punonjës policie s’mund t’i quash, po të kishin qenë edhe dy persona të tjerë në makinë me mua, do t’i kishin arrestuar po njësoj si Artimisin, pra për “qejf”. Ky është rrumpallështeti i Edi Ramës, që nuk do ta ketë të gjatë. Sikur të silleshin kështu me bandat narkopolicët e Edi Ramës, nuk do ndodhnin tragjedi si kjo e Shkodrës.

E njihnit më herët burgun…?

Meta: E njoh burgun herët, që nga vitet ‘93-‘94 kur vizitoja Fatos Nanon në burgun e Bënçës edhe pa leje, edhe me leje. Po kështu nuk ndjehem i burgosur, por thjesht i izoluar në mënyrë ekstreme dhe të paligjshme vetëm për arsye shumë të forta politike. Së pari, për të paralizuar aktivitetin e Partisë së Lirisë, si forca e dytë opozitare dhe për të dobësuar reagimin dhe veprimin opozitar. Sepse s’kishte asnjë arsye për këtë akt ekstrem kur dihet botërisht se unë gjithmonë kam qenë i hapur dhe u jam përgjigjur ftesave të SPAK-ut dhe çdo institucioni të drejtësisë.

Po kështu, unë i kam pasur të gjitha mundësitë (edhe ofertat) për t’u larguar nga vendi dhe kjo jo vetëm s’ka ndodhur, por s’ka lidhje me karakterin tim, për më shumë që do justifikoja akuzat false të Ramaformës dhe do braktisja, ata që më kanë zgjedhur dhe më mbështesin. Llogaritë e tyre për të më bllokuar e “lodhur” gjatë 10 muajve të fundit nuk funksionuan. As përpjekja e tyre për të prishur Konventën historike të 27 prillit, që miratoi 5 Prioritetet për 4 milionë shqiptarë plus.

Dështuan edhe përpjekjet e mëpasshme për të bllokuar organizimin e Partisë së Lirisë dhe veprimtarinë e saj financiare, aq sa financierja e PL për 20 vite u largua nga detyra vetëm duke lënë çelësat te roja e partisë dhe pa bërë asnjë dorëzim, detyrë e sqarim të problemeve të trashëguara. Por zgjedhjet po afrojnë dhe koha nuk u priste më ndaj vepruan në këtë mënyrë banditeske. Duan të çorodisin e trembin opozitën e vërtetë dhe të krijojnë hapësira për partiçkat ‘fake’ opozitare, që ushqehen nga regjimi, nga qeveria, bashkia dhe fondacionet famëkeqe të rekrutimit dhe shpëlarjes së mendjes të të rinjve.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

Administrata Trump prezantoi një plan paqeje për Gazën me 21 pika

25 September, 2025
Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

Von der Leyen: Rrëzimi i avionëve rusë brenda hapësirës ajrore të NATO-s është opsion në tryezë

24 September, 2025
Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

Përparim historik në mjekësi: Mjekët në Londër trajtojnë me sukses një nga sëmundjet më të rënda

24 September, 2025
“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

“Dukej përsëri i ndryshkur”, në Angli komentojnë mundësinë e humbur të Brojës në sfidën e Kupës

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result