I kanë ruajtur për 100 vjet, zbulohet vlera marramendëse e 51 monedhave të arit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një familje në Filadelfia, SHBA, e cila kishte mbajtur për mbi 100 vite një koleksion të rrallë monedhash ari, mësoi me habi se vlera e tij nuk ishte 50,000 dollarë, siç kishin menduar më parë, por plot 2 milionë dollarë.

Koleksioni përbëhej nga 51 monedha ari, të cilat ishin prerë mes viteve 1849 dhe 1889, si dhe tetë monedha ari përkujtimore nga fillimi i shekullit XX. Koleksioni ishte mbledhur në vitin 1899 nga koleksionisti i njohur i monedhave Henry Chapman dhe ishte ruajtur në një kasafortë bankare në Filadelfia për dekada me radhë.

Kur familja vendosi të vlerësonte koleksionin, Luis Martinez, themelues i Matador Rare Coins, u befasua nga vlera e lartë që arritën monedhat. “Kur u tregova pronarëve rezultatin e vlerësimit, ata mbetën të habitur dhe në mosbesim,” tha Martinez për CoinWorld.

“Një koleksion që mendonin se vlente 50,000 dollarë mund të arrijë tani mbi 2 milionë dollarë në ankand!”

Monedhat u vlerësuan dhe u certifikuan nga Professional Coin Grading Service, e cila konfirmoi vlerësimin e lartë të Martinez. Monedhat ishin të vendosura në zarfet origjinale të dyqanit të Chapman-it në Filadelfi dhe ruanin një shkëlqim të veçantë estetik, që i shtonte më shumë vlerë koleksionit.

I kanë ruajtur për 100 vjet, zbulohet vlera marramendëse e 51

Ndër monedhat e rralla përkujtimore në koleksion përfshiheshin monedha të veçanta si Louisiana Purchase Exposition Gold Dollar i vitit 1903 dhe Lewis and Clark Exposition Gold Dollar.

Ky koleksion u përshkrua si një “thesar kombëtar” nga Stephanie Sabin, presidente e PCGS. 

Share This Article