Kate Middleton “po ia del mbanë mirë” gjatë rrugëtimit të luftimit të sëmundjes së kancerit, sipas Princit William.
Princi, 42 vjeç, u shpreh disa orë para se të shpalleshin çmimet e ‘Earthshot Prize’ në Cape Town, Afrikën e Jugut duke thënë për Kate:
“Ajo po kalon shumë mirë, faleminderit. Shpresoj që të jetë duke më parë sonte.”
Gjatë intervistës, William nuk harroi të përmendte se Middleton ka qenë një mbështetje e madhe për të, pavarësisht problemeve shëndetësore me të cilat i është dashur të përballet.
Princesha Kate, e cila filloi trajtimin e saj ndaj kancerit në shkurt të vitit 2024, përmbylli kimioterapinë në muajin shtator. “Ajo ka qenë e mrekullueshme gjatë gjithë këtij viti. E di se do të jetë shumë e interesuar të shohë suksesin e kësaj nate,” shtoi William me krenari.
Gjatë vitit, princi William nuk ka diskutuar për diagnozën e gruas së tij, megjithëse ka vazhduar të kryejë detyrat e tij publike.