ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 3 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 9 hours ago
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë 9 hours ago
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia 9 hours ago
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses 12 hours ago
Next
Prev
Home Albania

SHBA/ Shqiptari vr;et gruan në sy të vajzës dhe prindërve! Dyshohet për xhelozi, fqinjët: Dëgjuam 6-7 të shtëna arme

albnews by albnews
8 November, 2024
in Albania
0
SHBA/ Shqiptari vr;et gruan në sy të vajzës dhe prindërve! Dyshohet për xhelozi, fqinjët: Dëgjuam 6-7 të shtëna arme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Worchester të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Raportohet për një krim në familje shqiptare, me bilanc një të vrarë dhe një të plagosur, teksa dinamika mbetet ende e paqartë dhe po hetohet.

RelatedPosts

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

Rama nuk shkoi në OKB, Berisha: Ramës iu anuluan ftesat, është i lidhur me kartelet

Bruna Flamuraj dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj Lindi Flamuraj, rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm (7 Nëntor), në Massachusetts. Fqinjët shpjeguan se dëgjuan fillimisht të bërtiturat e gruas, më tej ulërima të forta dhe në fund 6 apo 7 të shtëna arme.

Duket se shkak për sherrin mes çiftit ishte bërë xhelozia. Policia amerikane nuk ka dhënë ende detaje dhe ekspertët po bëjnë këqyrjet e nevojshme dhe mbledhjet e provave, duke hetuar dinamikën dhe motivet, apo nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

“Kjo është një lagje shumë e qetë. Ne kemi njerëz që ecin gjatë gjithë kohës. Thjesht rrallë ndodh diçka këtu. Është West Side of Worcester”, ka rrëfyer një prej banorëve.

Deri më tani nuk ka ende detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, por ajo që raportohet është se autori është shtruar në spital i plagosur, pasi ka pësuar dëme gjatë konfliktit me të shoqen, ngjarje që përfundoi me vrasjen e saj.

“Gruaja duke bërtitur shumë me zë të lartë”, thanë fqinjët në Boston të SHBA-ve.

Krimi ndodhi në një shtëpi në ‘Gingerbread Trail’, rreth orës 2 të mëngjesit të datës 7 Nëntor. Policia tha se gruaja u gjet e vdekur në katin e dytë dhe burri u dërgua në spital me plagë të rënda.

Policia po e quan një krim në familje. “Vërtet e frikshme”, tha një fqinj që nuk donte të identifikohej, për rrjetin televiziv CBS.

“Ne u zgjuam dhe dëgjuam një grua që bërtiste me zë të lartë. Dhe pastaj pritëm vetëm disa sekonda dhe dëgjuam më shumë ulërima dhe më pas dëgjuam disa të shtëna armësh dhe kështu thirrëm policinë”, shpjegoi një prej tyre.

Ajo shtoi se dëgjoi gjashtë apo shtatë të shtëna armësh pas britmave të “gjakderdhjes”.

Fqinjët thanë se nuk i njohin banorët në rrugën e vogël anësore në anën perëndimore të Worcester-it, por janë qartësisht të shqetësuar nga ajo që ndodhi.

“Është një tragjedi kaq e madhe kombëtare sa kjo po ndodh kudo”, tha fqinja Nancy Muszynski. “Dhe uroj që të ketë më shumë shërbime të shëndetit mendor dhe sociale në dispozicion për familjet”.

Policia dhe detektivët e Bostonit mund të shiheshin jashtë shtëpisë të enjten në mëngjes, duke fotografuar pronën dhe duke hyrë në shtëpi të veshur me veshje mbrojtëse. Mjekësia ka nxjerrë trupin e gruas pasdite.

Ata thanë se nuk ka asnjë kërcënim për publikun. Media amerikane nuk i ka bërë publik emrat e çiftit, por ato shqiptare kanë njoftuar se bëhet fjalë për Lindi Flamuraj si autor dhe Bruna Flamuraj si viktimë e sulmit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

23 September, 2025
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

23 September, 2025
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result