7 emigrantët ergjiptianë dhe bengalezë që qëndruan vetëm pak ditë në Shqipëri, janë rikthyer edhe njëherë në Itali, duke e lënë investimin miliona eurosh të qeverisë italiane në Gjadër sërish bosh.
Përgjatë gjithë natës, anija ushtarake Visalli ka marrë emigrantët në Shëngjin, për t’i transferuar ata në Brindizi.
Gjithaçka ndodhi pas një vendimi të orëve më parë nga Gjykata e Romës, e cila vendosi ta delegojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave këtë përplasje me qeverinë italiane për vendet e sigurta.
Në arsyetimin e saj Gjykata vlerëson se këtë vendim për vendet e sigurta e merr vetëm BE dhe deri në opinionin e kësaj gjykate, atëherë marrëveshja Rama-Meloni pezullohet dhe emigrantët e dërguar në Gjadër duhet të rikthehen.