Të hënën në Prishtinë do të mbahet mbledhja ndërqeveritare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, me fillim zyrtar në orën 10:50, sipas agjendës së dakorduar nga dy qeveritë.
Në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare do të nënshkruhen disa memorandume dhe marrëveshje për bashkëpunim në disa fusha të rëndësishme.
Prioritet do të jenë marrëveshjet e arritura para 3 vitesh në takimin e Shkupit, të cilat nuk janë zbatuar ende.