ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 14 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 14 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 14 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 14 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 14 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Nominimet e presidentit Trump për pozitat kyçe, pozitive për Kosovën

albnews by albnews
14 November, 2024
in Kosova
0
Nominimet e presidentit Trump për pozitat kyçe, pozitive për Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nominimi i senatorit Marco Rubio si sekretar i Shtetit në administratën e re amerikane, po mirëpritet në Kosovë.

Pozitë e opozitë, por edhe njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se nominimet e presidentit të zgjedhur, Donald Trump, në pozitat kyçe të institucioneve në SHBA janë hap pozitiv edhe për Kosovën dhe thellimin e partneritetit me aleatin kryesor.

RelatedPosts

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

Të mërkurën, Trump vendosi që Marco Rubio të jetë sekretar Shteti në administratën e tij të re, kurse John Ratcliffe, drejtor i ri i inteligjencës kombëtare.

Madje, zgjedhja e këtij të fundit si drejtor i ri të CIA-s, shihet pozitive për vendin dhe shqiptarët, pasi konsiderohet si një mbështetës i madh i çështjes së Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për punë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KosovaPress se emërimet e reja në administratën Trump janë pozitive. Sipas saj, të njëjtat dëshmojnë se partneriteti Kosovë-SHBA do të vazhdojë edhe më tutje.

Në anën tjetër, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj thotë se përzgjedhjet e presidentit Trump në pozitat kyçe të institucioneve amerikane kanë vlera për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi.

Deputeti opozitar ndalet në përzgjedhjen e John Ratcliffe si drejtor i ri i CIA-s, për të cilën thotë se ka pasur takim me të gjatë vizitës në Teksas dhe se ai është mbështetës i madh i çështjes së Kosovës.

Me gjithë kritikat nga opozita, dëmtimin e raporteve me SHBA-në gjatë qeverisjes së kryeministrit Kurti e mohon deputetja e LVV-së, Kryeziu-Hyseni.

Sa i përket “përplasjeve” me ish-emisarin e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili ka shërbyer gjatë administratës së parë të presidentit Trump, ajo konsideron se kryeministri Kurti s’ka pasur polemika më të, mirëpo “vetëm qëndrime të kundërta në momente të caktuara”.

Ndërkaq, analisti Dorajet Imeri thotë për KosovaPress se ndryshimet politike në SHBA janë të rëndësishme për Kosovën.

Ai kërkon nga institucionet e Kosovës të punojnë ngushtë me institucionet e reja në SHBA, derisa shton se emrat e rinj të nominuar për pozitat kyçe udhëheqëse atje janë njerëz që kanë treguar përkushtim dhe zell në politikën e jashtme amerikane në raport me Kosovën.

Në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, kandidati i republikanëve, Donald Trump, është shpallur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara duke siguruar rreth 276 vota të Kolegjit Elektoral.

Në garë të ngushtë ishte demokratja Kamala Harris, aktualisht zëvendëspresidente.

Fitoren e Trumpit e kanë përshëndetur liderë botërorë. Ai u urua edhe në Kosovë – shtetin që ka gëzuar përkrahjen e SHBA-ve, pavarësisht kush ka qenë në krye të administratës amerikane./Kosovapress

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result