Connect with us

Albania

Faqja britanike: 5 arsyet pse duhet të vizitoni Shqipërinë këtë vit

Published

on

Në artikullin e një turisti britanik të publikuar në faqen online The Points Guy UK (https://thepointsguy.co.uk/about/) listohen pesë arsye për të vizituar Shqipërinë në vitin 2020, si dhe eksperienca e tij personale.

“Mund të them se ndoshta Shqipëria nuk është në listën tuaj të vendeve për të vizituar këtë vit. Në të vërtetë, nuk ishte as në listën time, por pres me padurim të rikthehem atje”, e nis shkrimin blogeri.

Gjatë nëntorit të vitit të kaluar shkova atje për të fituar pikët Tier të kompanisë British Airways. Për 209 paundë, duhej të zgjidhja mes Helsinkit (HEL), Tiranës (TIA) dhe Sofjes (SOF), ku nuk kam qenë kurrë më parë. Në përgjithësi kisha dëgjuar gjëra të mira për Tiranën dhe Shqipërinë, kështu që vendosa të shkoj atje dhe duhet thënë se u befasova.

  1. Është lirë

Kur them lirë, e kam fjalën shumë lirë. Birra më e lirë që munda të gjej kushtonte 1,40 paundë. Ushqimi në restorante ishte shumë lirë. Një mëngjes hëngra një vakt të bollshëm e dy kafe dhe totali ishte 5 paundë.

Të ndalosh për të pirë kafe gjithashtu kushton shumë pak. Dy kafe dhe një shishe uji kushtuan më pak se 2 paundë.

Advertisement

Alkoli ishte gjëja më e shtrenjtë që blemë. Por dhe pijet ose koktejlet ishin rreth 7 paundë në zonën e Bllokut.

Për një udhëtim që zgjati tre ditë, shpenzova 100 paundë, përfshirë të ngrënat në restorante, alkolin, si dhe taksinë vajtje-ardhje nga aeroporti. Nëse do të isha treguar më i kursyer ndoshta do t’i kisha bërë të gjitha këto duke shpenzuar nën 50 paundë.

  1. Plazhe të bukura

Në jug, në afërsi të kufirit grek, në Sarandë dhe Ksamil gjenden resorte shumë të bukura bregdetare. Në veri të kryeqytetit, Tiranës, vetëm 30 minuta larg saj, gjendet qyteti bregdetar i Durrësit.

Më në jug Ksamili është i mrekullueshëm. Me ujin e pastër si kristal do të mendoni se jeni në Karaibe. Rëra ishte e imët dhe e butë dhe perëndimet e diellit ishin fantastike.

Advertisement
  1. Është relativisht e pazbuluar

Mungesa e turistëve në qytet është një nga gjërat që dallonte. Nuk mbaj mend të kem hasur francezë, spanjollë, grekë ose ndonjë gjuhë tjetër të flitej në rrugë. Si linguist, këto janë gjërat e para që vë re kur vizitoj qytete të reja. Nuk jam fare i rrjedhshëm në gjuhën shqipe, por e njoha dhe dhe ajo ishte gjuha kryesore që dëgjova gjatë qëndrimit atje.

Mungesa e turizmit në fund të nëntorit në Tiranë ndoshta ka kuptim. Megjithatë, në sezonin e verës kam përshtypjen se në qytetet bregdetare do të jetë ndryshe.

  1. Restorante dhe kafene të mrekullueshme

Hëngra në çdo lloj restoranti në Tiranë për të kuptuar kuzhinën dhe kulturën e vërtetë shqiptare. Herën e parë hëngrëm në një restorant shumë të thjeshtë të quajtur Kernace Zgare Fatosi, jo shumë larg nga sheshi Skënderbej. Lokalet e vendosura buzë rrugës i jepnin vendit një ndjenjë të sofistikuar dhe ishin të mbushura me vendas që ndalonin për të pirë një birrë ose për të ngrënë diçka rrugës për në punë.

Menuja ishte kryesisht mish i pjekur në zgarë, gjë që dukej të ishte elementi kryesor kudo që shkonim. Porositëm disa gjëra ndryshe nga menuja dhe gjithçka ishte vërtetë e shijshme. Kur erdhi moment i pagesës u befasuam nga çmimi, dy birra dhe ushqimi i bollshëm kushtuan rreth 12 paundë.

Nga ana tjetër, një natë darkuam tek Restorant Piceri Era në Bllok. Si antipastë bëmë një përzgjedhje, por çfarë përzgjedhjeje. Kamarieri u përpoq të na shpjegonte sa më mirë gjithçka por u ngatërrua pak në përkthim. Gjithçka që hëngrëm ishte fantastike.

Advertisement

Si pjatë kryesore kamarieri na rekomandoi fërgesën shqiptare. Ishte shumë e shijshme. Do doja ta kisha ditur se përbërësi tjetër kryesor ishte qumështi i fermetuar.

Edhe në jug do të gjeni gatim të mirë. Ne shkuam tek Restoranti Guvat në Ksamil, që është zonë turistike dhe në sezonin e verës çmimet rriten. Tek Guvat një vakt i plotë me koktejle dhe verë kushton rreth 70 paundë.

  1. Moti

Gjatë vizitës time në fund të nëntorit, temperaturat arritën rreth 18-20°C për tre ditë, dukshëm më ngrohtë se në Britaninë e Madhe. Temperaturat në dimër ulen më shumë, por në pjesën më të madhe të kohës nuk ka shumë reshje shiu dhe ka diell. Falë klimës mesdhetare, stina e verës në Shqipëri zgjat shumë, është e thatë dhe temperaturat arrijnë në 30 °C.

Për ta mbyllur, nuk kam asnjë gjë të keqe për të thënë lidhur me vizitën time në Shqipëri. Edhe salla e aeroportit ishte e mirë. Nëse po kërkoni vend të ri me ushqime të lira dhe të shijshme, si dhe plazhe të bukura, atëherë anuloni udhëtimin në Marbeja dhe shkoni në Shqipëri. Më besoni, nuk do të zhgënjeheni.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi

Published

on

By

Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.

Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.

“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Continue Reading

Albania

Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës

Published

on

By

Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Continue Reading

Albania

Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan

Published

on

By

Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.

Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.

Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.

“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Albania17 hours ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK3 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania3 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania5 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK5 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports3 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK2 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

UK16 hours ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Albania3 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania2 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK2 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Kosova3 days ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota3 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania2 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

UK2 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Trending