Rama: Gjuha shqipe nën sulmin barbar të injorantëve, kemi detyrimin ta mbrojmë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje studiuesve dhe akademikëve të gjuhës shqipe që ta mbrojnë atë nga sulmet e atyre që ai i quajti delirantë e injorantë, të cilët përhapin idetë e tyre përmes platformave në rrejtet sociale.

“Fjalori i gjuhës shqipe, më në fund pas gjysmë shekulli përditësohet falë punës monumentale të bërë nën kujdesin e Akademisë së Shkencave dhe me pjesëmarrjen e gjuhëtarëve dhe akademikëve nga Kosova, Shqipëria, dhe Maqedonia e Veriut. Nesër, në dijeninë time do të prezantohet publikisht edhe drafti i këtij fjalori sepse fjalori do të hidhet në një konsultim shumë të gjerë publik dhe do të merren të gjithë ato sugjerime e vërejtje që me gjasë mund ta pasurojnë por me siguri do ta konsolidojnë si një produkt të përbashkët të një rezistence të domosdoshme në një përpjekje ku ne nuk e kemi të mundur të jemi në sulm, sepse jemi nën agresionin e barbarisë dhe gjithfarëlloj injorantësh dhe delirantësh që gjejnë hapësire falë botës së rrjeteve sociale, por e kemi detyrim të jemi në mbrojtje që të mos lejojmë që gjuha të degradojë në pikën e moskthimit, tha Rama në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar për Gjuhën Shqipe, që mbahet në Tiranë

Share This Article