Kush e ndihmoi 14-vjeçarin që vrau Martin Canin të largohej? Policia sekuestron kamerat e sigurisë në vendngjarje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Detaje të reja janë zbardhur sa i përket hetimit për ngjarjen e rëndë që i mori jetën 14-vjeçarit Martin Cani.

Mësohet se grupi hetimor është rikthyer ditën e djeshme në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku dyshohet se autori është larguar me vrap me shokët dhe kushërinjtë e tij. Kamerat janë sekuestruar pasi dyshohet se ka pasur persona të tjerë që kanë marrë autorin dhe e kanë larguar nga vendngjarja.

Kujtojmë se rasti tragjik i vrasjes së adoleshentit ndodhi 200 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Pas një konflikti mes adoleshentëve, mbeti i vrarë Martin Cani dhe u plagos shoku i tij, gjë që ngriti alarmin e sigurisë në shkolla.

Autori Mario Perlleshi ndodhet ende në spital pasi dhe ai u plagos gjatë sherrit, aty ku pritet t’i komunikohet sot edhe masa e sigurisë.

Share This Article